Lumi Sateska i Maqedonisë që po shkatërron liqenin e Ohrit, dëmet edhe në pjesën shqiptar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/02/2023

shkruan Bardhyl Berberi

Liqeni i Ohrit përfaqson liqenin më të madh dhe më të bukur të rajonit .Duke patur një moshë 4 milion vjeçare ky liqen përfaqson një muze të vërtetë dhe të gjallë të relikeve eendemike të florës dhe të faunës.

17 lloj peshqish që jetojnë në këtë liqen si më të njohurat korani i famshëm unikal vetëmnë këtë liqen ,ngjala ,belushka dhe krapi dhe cironka .Kjo zonë përfaqson burimet e Drinit të Zi në Shën Naum që vazhdojnë me burimet e Tushemishtit dhe ato të Drilonit.

Ujrat e kristalta dhe burimet e shumta dhe algat shumëngjyrëshe që gjenden atje dhe pasqyrimi i pemëve që rriten atje i japin pejzazhit një pamje magjike.

Për shkak të vlerave universale dhe natyrore dhe kulturore Liqeni i Ohrit në vitin 1980 janë përfshirë në listën e trashëgimnisë botërore që ruhen prej saj.  Burimi i liqenit të Ohrit janë ujrat nëntokësore të liqenit të Prespës i cili siguron rreth 70 % të ujrave të liqenit ndërsa pjesa tjetër nga 40 lumenj dhe përrenj që derdhen në të dyja anët e kufirit në liqenin e Ohrit. Këto janë karakteristikat që ky liqen nga viti 1980 është pasuri e UNESKOS dhe ka filluar studimi që së shpejtri të futet në UNESKO edhe pjesa shqiptare.

Por studjuesit e shumtë qe merren me vlerat e këtij liqeni kanë ngritur plot probleme kohët e fundit duke e vënë në rrezik liqenin e Ohrit. Inxhinieri maqedonas Mate Gogoski që ka kyer shumë studime rreth liqenit të Ohrit e kanë vënë më së fundi dorën mbi një lumë në shtetin maqedonas që po e shkatërron liqenin e Ohrit sistematikisht çdo ditë dhe çuditërisht vazhdohet që të heshtet rreth këtij fenomeni regressive me pasoja tepër të rënda për këtë liqen. Derdhen miliona dollarë dhe euro për ruajtjen e kësaj perle të natyre dhe nuk vihet dorë mbi një lumë që derdhet në liqen me kimikate të fabrikave maqedonase dhe të helmeve të spërkatjes së pemishteve maqedonase përbri këtij lumi

Kush është lumi Sateska ?

Lumi Sateska buron rrëzë malit Bistra të Debërcës së Epërme në qafën e malit Presek në mes të komunave Ohër dhe Kërçovë.

Ai në të kaluarën vinte deri Volinë ku dhe devijonte në të djathtë. Por në vitet 1960 me ndërtimin e hidroçentraleve mbi Drinin e Zi , duke u nisur në mënyrë të njëanëshme për plotësimin e nevojave energjitike u bë një kanal i gjatë rreth 5 km duke e kthyer lumin Sateska në liqenin e Ohrit me qëllim të rritjes së potencialit të ujit dhe të nivelit të liqenit për të prodhuar energji elektrike .

Kështu thotë për” agjensine Ina “, inxhinieri Gogoski nëpërmjet këtij lumi u futën në liqen 200 milion m3 ujë dhe më vonë u dëshmua se nuk iu arrit qëllimit për ta përdorur këtë lumë për energjitikë.

Sateska humbi funksionin energjitik dhe krijoj vetëm probleme të shumta ekologjike. Kështu spiegon Gogoski ishte parashikuar ndërtimi i kulturave pyjore përgjatë rrjedhës së lumit dhe pyllëzim të sipërfaqeve për të penguar eurozionin dhe me të të mbrohej liqeni dhe një gjë e tillë ngeli vetëm në projekt.

Nga hulumtimet që i janë bërë lumit Sateska është vënë re se ky lumë mbart çdo vit 104 mijë m3 masë mbeturinash shumëzoje këtë me 63 vjet dhe del qartë dëmi ekologjik duke shkatërruar fundin e liqenit. Me shtimin e popullatës në brigjet e liqenit Sateska sot mbart me vete shumë materiale kimike ,mbeturina teknologjike dhe shumë mbeturina pesticidesh të cilat derdhen në këtë lumë.

Inxhinieri Gogoski si specialist i mirfilltë në këtë fushë i cili ka kryer një studim të posaçëm  thotë se ka një degradim gradual të këtij ekosistemi.

Me derdhjen e lumit Sateska në pjesën veriore të këtij liqeni ,krahas zhdukjes së gjallesave ka ndryshime klimatike dhe edafike. Kështu për shembull nxetësia e ujit të liqenit është ulur me 2-5 shkallë , orografia e tabanit të liqenit e cila në këtë pjesë sillej me 100 -200m thellësi , sot ajo ka ndryshuar ,kshtu ajo zonë që ka qënë shumë e pasur më peshk në të kaluarën ajo sot është mbushur me siujdhesa dhe në pjesën veriore të liqenit gati është zhdukur çdo specile madje ka sjellë edhe ndryshimin e ngjyrës karakteristike blu të liqeniut duke e shpërbërë atë.

Padyshim arsyeton specialisti maqedonas nëse vazhdohet kështu çdo ndërmarrje e mëvonëshme do të jetë e kotë .Liqeni është pjesë e trashëgiminisë pranë UNESKOS dhe dy shtetet që e kanë në pronësi Maqedonia dhe Shqipëria duhet të jenë të angazhuara për t`a mbrojtur këtë liqen.

Shoqata ekologjike “Enhalon “ në Strugë e cila është në mbrojtje të liqenit e ka shpallur këtë lumin Sateska si një nga armiqtë e përbetuar që do të zhduki liqenin e Ohrit.

Degradimi i liqenit në pjesën veriore të tij është shtrirë edhe në pjesën shqiptare

Kjo shoqatë me specialistët më të mirë bëri një studim për ndikimin negative të lumit Sateska në shkatërrimin e liqenit të Ohrit. Studimi u zhvillua nga njerëz kompetentë të kësaj fushe dhe u miratua nga Institucionet përgjegjëse më datën 22.9 .1994me të vetmen alternativë që kishte studimi që ky lumë Sateska të këthehej në shtratin e vjetër të tij në Drinin e Zi madje u caktua edhe dokumentacioni teknik dhe shpallja e tenderit. Në bazë të studimit për mbrojtjen e liqenit të Ohrit Banga Botërore akordoj rreh 5 milionë dollarë por çuditërisht në project nuk u përshfi lumi Sateska.

Gjithçka ngeli në letër !

Ka ardhur koha thotë specialisti Mate Gogoski që ekologjistët e të dyja vendeve bashkë me me pushtetarët respektivë të dy vendeve dhe Ministrive të mjedisit që mblidhen aq shpesh duke konsumuar më shumë darka dhe dreka se sa projekte me bereqet të shpëtojnë atë që mund të shpëtohet pasi nuk ka mbrojtje të liqenit të Ohrit përderi sa Sateska të derdhet në të. (INA)

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

inbound3332381006951266224

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

inbound8573035117427020740

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi me kërkesë: Taravari, Mexhiti dhe Kasami ta mbajnë fjalën, të dorëhiqen!

rafissss

Rafis Haliti: Elitat politike shqiptare të mendohen mirë a do të notojnë në oqeanin e trazuar të Siljanovskës dhe Mickoskit!

INFO

NA NDIQ