Nga Bosnja te Kosova, Inteligjenca Amerikane jep alarmin: Ballkani rrezikohet nga konflikte ndëretnike!

ina-online
ina-online

12/03/2024

Komuniteti i Inteligjencës Amerikane sot ka publikuar raportin vjetor të vlerësimit të kërcënimeve për vitin 2024. Në këtë raport është i përfshirë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, rajon për të cilin parashikohet rritje e rrezikut për dhunë të lokalizuar ndër-etnike.

Ata theksuan disa raste që do të kenë potencial për ndikim më të madh në sigurinë globale dhe potencialin për veprim nga Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj.

Raporti tregon se liderët nacionalistë ka të ngjarë që të përkeqësojnë situatën dhe të rrisin tensionet për ta përdorur situatën në avantazh të tyre politik. Gjithashtu thuhet se aktorët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur apo mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose edhe për të penguar integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe institucionet euro-atlantike.

Raporti kujton përleshjet midis nacionalistëve serbë dhe autoriteteve të Kosovës që çuan në vdekje të një efekti policie, dhe plagosjen e disa të tjerëve, duke përfshirë ata të paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023.

Më tej në raport thuhet se udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për të siguruar shkëputjen de facto të Republikës Srpska.

“Veprimet e tij mund të inkurajojnë udhëheqësit e popullsisë boshnjake të forcojnë kapacitetin e tyre për të mbrojtur interesat e tyre dhe ndoshta të çojnë në konflikte të dhunshme që mund të kërcënojnë ruajtjen e paqes”, thuhet në raport.

Duke komentuar raportin, Jasmin Mujanoviç, politolog që jeton dhe punon në Los Angeles, thekson se vlerësime të tilla janë “për fat të keq të sakta”.

“Komuniteti amerikan i inteligjencës beson se Dodik mund të inicojë shkëputjen në BiH në vitin 2024 dhe se nëse aktorët politikë boshnjakë reagojnë për ta ndaluar atë, EUFOR BiH nuk do të jetë në gjendje të parandalojë përshkallëzimin e spirales së dhunës. Po ashtu, ka një rrezik të shtuar për konflikte të reja mes Serbisë dhe Kosovës”, ka komentuar Mujanoviç në rrjetin X./BS

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

vjosa osmani te zhdukurit

“Sot ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës”, Osmani “godet” Serbinë: Akoma fle mbi varreza masive!

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

rijad shaqiri

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Hristijan Mickoski

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

INFO

NA NDIQ