Pritje të gjata për regjistrim në kopshtet e fëmijëve, ndërsa fëmijët e regjistruar nuk shkojnë nga frika e virusit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/02/2022

Kopshtet në vend janë hapur prej një viti e gjysmë me protokolle të posaçme për shkak pandemisë, për t’u kujdesur për fëmijët. Drejtorët e disa kopshteve me të cilat folëm thanë se në disa kopshte nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme për të pranuar të gjithë fëmijët, ndaj listat e pritjes janë të mbushura, dhe nga ana tjetër prindërit që kanë regjistruar fëmijët e tyre kanë frikë t’i dërgojnë për shkak të virusit korona, rapMeta.mkorton , transmeton Portalb.mk.

Elena Ustamitova, drejtoresha e “Buba Mara” në Aerodrom, tha se kopshtet punojnë duke respektuar të gjitha protokollet. Në këtë kopsht ka mjek që është në komunikim me prindërit në rast se ndonjëri fëmijë shfaqë ndonjë simptomë.

“Përpara shkollave fillimisht u hapën kopshtet. Nuk kemi ndonjë problem të veçantë. Higjiena është në nivelin më të lartë, ne vazhdimisht flasim me prindërit, gjegjësisht i paralajmërojmë që fëmijët të jenë të shëndoshë kur i sjellin në kopshte. Nëse kanë simptoma duhet të reagojnë. Ne si kopsht i respektojmë protokollet e pranimit të fëmijëve, kështu që kur vijnë fëmijët secili grup ka hyrjen e vet”, tha Ustamitova.

Sipas rregullave, në grupet e kopshteve mund të kujdesen deri në 15 fëmijë, ndërsa në grupet ku ka fëmijë nga 2 deri në 6 vjeç mund të jenë maksimumi 25 fëmijë.

“Në baza mujore me ekipin e ekspertëve bëjmë analizë dhe nëse vërejmë mungesa të fëmijëve për një kohë të gjatë atëherë reagojmë. Ka gjithmonë një arsye të pranueshme për mungesat e fëmijëve, më shpesh ato ndodhin për shkak të problemeve shëndetësore. Nuk kemi fëmijë që zënë vend dhe nuk vijnë në kopsht”, shtoi drejtoresha.

Nade Girovska, drejtoresha e kopshtit “Orce Nikolov” në komunën e Karposhit, thotë se të gjitha protokollet kanë mbetur të njëjta, edhe se është rritur numri i fëmijëve në grupe.

“Ka interesim te prindërit. Ata kërkojnë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në kopsht, por shumë prej tyre ende kanë frikë nga virusi, ndaj shumë prej fëmijëve edhe pse janë të regjistruar nuk vijnë. Numri i përgjithshëm i fëmijëve që mund të pranojmë në kopsht sipas protokollit është 440”, tha Girovska.

Në kopshte vëmendje të veçantë i kushtohet higjienës dhe ushqyerjes së fëmijëve. Në rast se rezulton ndonjë kujdestare pozitiv, i gjithë grupi duhet të shkojë në izolim. E njëjta gjë është në rast se ka një fëmijë pozitiv, edhe atëherë duhet të reagojmë, duke u izoluar i gjithë grupin.

Maja Ristovska, drejtoresha e kopshtit “Rosica” tha se zakonisht në të kaluarën ka pasur mungesa që kanë zgjatur më shumë, por që gradualisht fëmijët kthehen në kopshte.

“Çdo vit gjatë kësaj periudhe numri i fëmijëve është i zvogëluar, por tani këto ditë numri i mungesave është rritur. Mungesa nuk ndodh vetëm për shkak të kovidit, pasi ka edhe ftohje dhe viruse të tjera. Janë gati 300 fëmijë në listën e pritjes në kopshtin tonë që nuk mund t’i regjistrojmë. Me protokollin tani nuk guxojmë të pranojmë më shumë fëmijë sesa pritej. Por, së shpejti do të hapen tri grupe të reja në “Detelinka”, kështu që një pjesë e këtij problemi do të zgjidhet”, tha Ristovska.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

inbound3332381006951266224

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

inbound8573035117427020740

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi me kërkesë: Taravari, Mexhiti dhe Kasami ta mbajnë fjalën, të dorëhiqen!

rafissss

Rafis Haliti: Elitat politike shqiptare të mendohen mirë a do të notojnë në oqeanin e trazuar të Siljanovskës dhe Mickoskit!

INFO

NA NDIQ