Pse po vjen Blinken në Tiranë? (VIDEO)

ina-online
ina-online

10/02/2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ardian Shtuni, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku komentoi arsyet e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri.

Shtuni tha se vizita e Blinken në Tiranë bëhet në kontekstin e sfidave globale, por dhe atyre rajonale.

Situata e sigurisë në Kosovë është një çështje që sipas ekspertit lidhet ngushtësisht me vizitën e tij në Shqipëri.

Gjithashtu Shtuni tha se me ardhjen e tij, Blinken shpreh vlerësimin për partneritetin besnik që Shqipëria ka treguar ndaj SHBA-ve.

“Shqipëria konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një partner kyç dhe mjaft i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe është një aleat i qëndrueshëm kur vjen puna te përballja me sfidat globale. Dhe jemi në një kohë kur kemi shumë sfida globale ndaj dhe është e pritshme një vizitë e tillë. Shqipëria ka luajtur një rol deciziv në Këshillin e Sigurimit kur ishte në pozitën si anëtare e përkoshme e Këshillit të Sigurimit në 2023, ku në të njëjtën kohë ishte dhe bashkëpendmbajtëse me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Janë kohë mjaft të trazuara dhe ka treguar pozitën e saj si një aleate kurajoze, e aftë dhe mjaft e besueshme e Shteteve të Bashkuara. Dhe mendoj se ky është një vlerësim dhe një përgëzim për një punë shumë të mirë, të bërë në mënyrë të paqme, si dhe për rezultate që janë shumë të dukshme në arenën ndërkombëtare për një vend të vogël dhe me kapacitete të vogla siç është Shqipëria. Ka përgëzim për një rol mjaft të rëndësishëm që ka luajtur Shqipëria. Janë dhe sfidat që janë në derën e Shqipërisë dhe jo vetëm ato globale.

Tentativat për destabilizim në veri të Kosovës dhe përtej dhe Shqipëria ka një rol të rëndëishëm për stabilitetin rajonal. Dhe e fundit është koha pasi u bënë 8 vite nga vizita e dundit e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri”, tha ai.

Eksperti Shtuni shtoi se prioritet kyçe të SHBA-së në Shqipëri janë siguria e vendit, si dhe forcimi i institucioneve demokratike dhe atyre të drejtësisë, të cilat sipas tij mund të jenë pjesë e diskutimeve që do zhvillohen në Tiranë.

“Prioritet e SHBA në Ballkan janë mjaft të qarta, konsolidimi i sigurisë së Shqipërisë është një prioritet kyç, por gjithahstu prioritet kyç është edhe forcimi i institucioneve demokratike dhe gjyqësorit dhe prandaj SHBA-të kanë kohë që po investojnë në Shqipëri. Pastaj kjo është e lidhur me zhvillimet e brendshme dhe ndaj dalin që po hetohen shumë politikanë që kanë qenë në nivele të larta”, tha Shtuni.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

vjosa osmani te zhdukurit

“Sot ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës”, Osmani “godet” Serbinë: Akoma fle mbi varreza masive!

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

rijad shaqiri

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Hristijan Mickoski

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

INFO

NA NDIQ