Paris Saint-Germaini ka kaluar pa problem në 1/8 e finales në Kupën e Francës.
Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier shënoi sonte fitore të thellë ndaj Pays de Cassel, skuadër nga kategoria e gjashtë e futbollit francez.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bollaert-Delelis” të Lensit, përfundoi me rezultatin 0:7.
close
volume_off
Kylian Mbappe u tregua i “pamëshirshëm”, duke shënuar pesë gola. Ai shënoi në minutat 29, 34, 40, 56 dhe 79.
Golat tjerë u shënuan nga Neymar, në minutën e 33-të, dhe Carlos Soler, në minutën e 64-të.
Paris Saint-Germaini kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.