“Rruga drejtë BE-së po zgjatet pa nevojë”, Mesiq: Maqedonia është dashur të jetë anëtare shumë kohë më parë

INA
INA

31/05/2023

Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjatur pa nevojë. Maqedonia është dashur të jetë anëtare e Unionit shumë kohë më parë, prandaj i bëj thirrje Presidentit të Komisionit Evropian që të bëjë gjithçka në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejt në Union. Kështu deklaroi ish-presidenti kroat Stipe Mesiq. Sipas tij mesazhi më i thjeshtë për vendin është përmbushja e standardeve dhe kushteve të Bashkimit Evropian, për të përshpejtuar anëtarësimin në BE.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE, ndërsa Maqedonia që moti duhet të ishte pjesë e BE-së dhe pikërisht nga këtu i bëjë thirrje Presidentit të Komisionit Europian që të bëjë gjithçka që është e mundur që unioni të kyçet ne shtet anëtare të BE-së dhe të tregoj më shumë empati për qytetarët “, tha Stipe Mesiç- ish presisent i Kroacisë.

Presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski tha se është mirë të bëhemi pjesë e pazarit Europian që t’i përmbushim nevojat tona.

“Ne si shtet që varemi shumë nga importi i energjisë, është mirë që para se të bëhemi anëtarë të BE, të bëhemi pjesë e tregut europian që të mundet t’i përmbushim nevojat tona, sepse praktikisht vitin e kaluar BE-ja na ka ndihmuar shumë kur filloi lufta ruse me Ukrainën, në disa aranzhmane që përfshijnë relacion bilateral të vendeve europiane, por edhe të RMV me BE në tërësi”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Pendarovski dhe Mesiç këto komente i bënë në Forumin e Energjisë Maqedonase 2023. Panele mbi diplomacinë e energjisë, inovacionin e teknologjisë së energjisë dhe transformimin e energjisë përmes veprimit lokal të klimës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, 15 mijë euro i dha para dhe 15 duhej pas aktit

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

INFO

NA NDIQ