Selimi: Ali Ahmeti i vendosur për ta eliminuar “Grupin e Zjarrit” nga partia!!

INA
INA

07/06/2023

Analisti Sefer Selimi, vlerëson se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është i vendosur për të përjashtuar nga partia pjesëtarët e “Grupit të Zjarrit” nga partia, shkruan gazeta LAJM.

Ai nuk beson se mund të ketë pajtim mes palëve brenda BDI-së dhe pret që përballja më e ashpër mes dy grupeve të zhvillohet pas përjashtimit formal të të pakënaqurve brenda subjektit. Selimi është i bindur se kjo ndarje do të ndikojë në demokratizimin e partisë.

“Nuk mendoj që do të ketë pajtim mes palëve. Tanimë duket qartë që kjo ndarje po thellohet çdo ditë e më tepër. Z.Ahmeti duket se është i vendosur që me çdo kusht të eliminojë këtë grup të zjarrit përmes formave të ndryshme dhe përmes një ekskomunikimi total edhe nga partia, por duke u munduar t’i margjinalizojë edhe brenda pushteti lokal dhe atij qendror. Nga ana tjetër “grupi i zjarrit” siç duket është i gatshëm të sakrifikohet për të arritur qëllimet e veta dhe me këtë rast për herë të parë po vendos një standard që nuk i binden liderit në vendimet që i ka marrë ai dhe duke rezikuar plotësisht pozitat e tyre. Unë mendoj që akoma nuk kemi arritur në kulminacionin e plotë të përplasjes mes këtyre dy grupeve, ndonëse kemi një pozicion jo të qartë dhe të padefinuar të përjashtimit, ose mospërjashtimit format të tyre nga partia. Mendoj që kur do të arrihet të kristalizohet dhe kur, qoftë z. Ahmeti, qoftë partia do të merr guximin që formalisht t’i përjashtojë dhe t’i heq nga pozita anëtarët e “grupit të zjarrit” që mbajnë pozita kyçe ende brenda kryesisë do të ketë një shpërthim të plotë të përplasjes edhe publikisht. Deri tani mendoj që kritikat dhe përplasjet kanë qenë të koncentruara vetëm në dështim të programeve dhe me nuance shumë të vogla të akuzave për korrupsion ndaj njëri-tjetrit, ndonëse këto akuza janë bërë më tepër përmes formave propagandistike, thashethëmeve dhe mosdaljes publikisht për t’i artikuluar ato. Mendoj që pas ndarjes formale ose të plotë, do të kemi edhe një përplasje mbi keqpërdorimet eventuale dhe akuzat e drejtpërdrejta mes palëve ku ato do të përballen edhe me ftyrë me njërin-tjetrin dhe jo vetëm përmes propagandës”, tha analisti Sefer Selimi për gazetën LAJM.

LAJM: A do të jetë e dëmshme për politikën shqiptare në Maqedoni përcarja eventuale e BDI-së, e cila njihet si një parti mirë e organizuar dhe strukturuar?

“Unë mendoj që partitë politike shqiptare gjithmonë kanë ngelur nën diktatin e një mentaliteti se udhëheqësia e partisë apo lideri është ai që nuk guxon asnjëherë të kritikohet apo të mos zbatohen vendimet dhe qëndrimet e tij. Unë mendoj përkundrazi, do të kemi një demokratizim më të madh të BDI-së sido që të përfundojë kjo situatë dhe përfundimisht do të hapet rruga për debat jo vetëm brenda partisë por edhe debat jashta partisë. Le t’i kthehemi një shqetësimi që është më i madh se ajo që ndodh brenda BDI-së. P.sh. deputetët shqiptarë që janë në Parlamentin e Maqedonisë. Ja po i sfidojë shikuesit tuaj, sa prej atyre i njohin emrat dhe ua dijnë fytyrat. Shumica e deputetëve shqiptarë që janë në Parlamentin e Maqedonisë thuajsë nuk kanë në total më shumë se 10 apo 15 minuta të folur për mbrojtjen apo propozimin e ndonjë ligji. Ata aktivizohen dhe marrin detyra vetëm duke lexuar kumtesa të cilat ua shkruan paria e partisë, ndërkaq që angazhimi i tyre në foltore është minimal, për të mos thënë inekzistent. Deputeti është institucioni më i lartë brenda sistemit tonë qeverisës dhe deputeti duhet të ketë integritetin e plotë për të përfaqësuar gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pavarësisht se cilës parti politike i takojnë dhe ndonjëherë duhet të çohet edhe mbi politikat e partisë. Kjo nuk ndodh me deputetët tanë dhe në këtë rast unë mendoj se kjo formë e kundërshtisë brenda BDI-së, do të ndikojë edhe në demokratizimin më të madh të spektrumit politik shqiptarë në Maqedoni”, tha analisti Sefer Selimi për gazetën LAJM.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound5507249110005448427

Vërshohen hapësirat e Toksikologjisë, Klinika nuk ka qenë e siguruar

iphone- telefon mobil

Kallëzim penal për burrin nga Struga, dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje eksplicite të një vajze të mitur

inbound1237156680879875132

BFI: Të ketë dalje masive në votime, mos bini pre e thirrjeve për bojkot në afishet pa autorë në Çair

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! Taravari: Edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës shqiptare

Anketa-partite-logo-maqedoni

Partitë vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare

Kovacevski

Kovaçevski mohon skenarin për bojkot më 8 maj

makina vetura automjete

15% më shtrenjtë regjistrimi i automjeteve

supermarketet-800x445

Rëndohen shpenzimet mujore të qytetarëve

merko ramiz

Anulohet gjykimi ndaj Ramiz Merkos

INFO

NA NDIQ