Shkelje e të drejtave elementare njerëzore në Preshevë e Bujanoc!

INA
INA

10 Qershor, 2023

shkruan: Latif Mustafa

Pak vëmendje, ju lutem!

Shkelje e të drejtave elementare njerëzore në Preshevë e Bujanoc!

Siç e dimë, qeveria e Kosovës ka akorduar ca fonde për shoqërinë civile në Preshevë. Në saje të këtyre fondeve janë zhvilluar ca projekte artistike. Dy filma të metrazhit të shkurtë, të realizuar nga fondet e qeverisë së Kosovës u paralajmëruan se do të promovohen në Preshevë. U ndaluan. Shtëpia e Kulturës nuk ua lejoi. Turp i madh për autoritetet lokale në Preshevë të ndalojnë një film shqiptar i punuar nga regjisor e skenarist Preshevar. Puna paska vajtur edhe më keq.

Premiera e këtyre filmave u paralajmërua në Bujanoc. Drejtori pasi ka dhënë leje, është marrë në bisedë informative nga policia me urdhër të prokurorisë. Me gjasë filmat nuk do mund të shfaqen në institucione publike. Ato janë veç dy filma me përmbajtje historike e sociale. Asgjë tjetër. Tani, premisat raciste të një regjimi shfaqen në shtypjen e butë të zhvillimit kulturor ndaj një populli. Të jesh minoritet në shtetet ku majoriteti i takon një populli i cili narracionin e vet dhe manipulimin masiv masmedial e ndërton mbi të drejtën e shtypjes së tjetrit si e drejtë hyjnore dhe historike, është fatalitet sizifian.

Popull i ndaluar. Por më vjen keq për disa politikan atje që nuk e mësuan një lloj mësimi Fanonian se sado që ju të “zinjtë” të mbani maska të bardha, nuk mund të bëheni si të bardhët, si kolonizatorët tuaj, por mbeteni veç njerëz me maska e me fytyra të zeza.

Një i moshuar në Shqipëri më tha: shumë interesant jeni ju Preshevarët. Jeni të shumë të mençur dhe të gjithë botës i jepni mend. Por ama vendin tuaj e latë pa mend!

Na fal, Preshevë!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

cun

Edhe njiherë po t’them: – O teveqeli i Shqipnisë!

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Në Ohër gjithnjë e më pak filloristë shqiptarë

flamuri-kuq-e-zi

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

librat-780x439

Në Shkup vjen një studim më i plotë mbi veprën e Ernest Koliqit

Vucic Vulini

Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiçit ‘të padjallëzuar’ rrezikon të destabilizojë Ballkanin

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

andi-bushati

Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

INFO

NA NDIQ