Shkollat në RMV shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve

INA
INA

30/05/2023

Gjendja e sigurisë në shkollat e mesme dhe fillore të Gostivarit është stabile dhe deri në këtë kohë nuk është raportuar ndonjë lloj dhune ndërmjet bashkëmoshatarëve. Prindërit, nxënësit dhe arsimtarët janë të shqetësuar por nga ana tjetër janë ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar rreziqet e mundshme dhe dukuritë negative nëpër shkolla. Kështu thotë përgjegjësja e Sektorit te Arsimit në komunën e Gostivarit Aslian Snopçe, e cila shton se pas sulmeve në Serbi, ky sektor i ka ndërmarrë të gjitha masat duke e rritur sigurinë nëpër shkolla dhe duke e rritur numrin e policëve që patrullojnë në institucionet arsimore, ndërkaq shërbimet pedagogjike kanë ndërmarrë një fushatë senzibilizuese intensive nëpër shkolla që kanë për qëllim parandalimin e të gjitha dukurive negative përfshirë këtu edhe dhunën në mes të nxënësve.

“Rastet e fundit që kanë ndodhur, normalisht se kanë ngjallur frikë dhe pasiguri edhe tek nxënësit dhe te prindërit dhe jo vetëm por kjo frikë ekziston edhe tek mësimdhënësit mirëpo në qytetin tonë mburremi me atë që nuk kemi raste të tilla, nuk kemi dhunë mes moshatarëve, mes nacionaliteteve të ndryshme, bullizmi nuk është aq prezent si dikur dhe mendoj që na gëzon ky fakt. Normalisht edhe ne kemi marrë masa, kemi siguri nëpër shkolla, kryesisht në shkolla të mesme është sigurimi që kujdeset, pastaj kemi në secilën shkollë policë dhe inspektor të angazhuar, shërbimi profesional i ka marrë masat e duhura dhe për temat e ndryshme komunikon me nxënësit për bullizmin, drogën, dhe devijimeve të tjera, por fatmirësisht gjendja është mirë momentalisht dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, thotë Aslian Snopçe.

Angazhimi institucional do të ishte i zbehtë nëse prindërit nuk do të jepnin maksimumin në këtë drejtim, kështu sugjeron Bilen Karahasan psikolog në qendrën për punë dhe politikë sociale në Gostivar. Ai apelon që prindërit të risin kontrollin ndaj fëmijëve duke ju kushtuar rëndësi dhe faktit se çfarë përmbajtje shohin në celularët e tyre, duke ju sqaruar që bota reale dallon nga ajo virtuale.

“Ngjarjet ne Serbi janë një shok për të gjithë ne, mendoj që situata të tilla janë si pasojë e përdorimit të shfrenuar të teknologjisë dhe rrjeteve sociale, që janë bërë kryefjala e ditëve të sodit, pa pyetur për pasojat, çdo fëmijë ka me vete një telefon, ndërsa prindërit nuk kanë kontrolle ndaj fëmijëve, shumë lojëra që luajnë dhe shumë video ndjekin në rrjete sociale dhe më keq edhe vetë prindërit kalojnë shumë kohë në rrjete dhe pasojat janë sistem i rrënuar vlerash dhe fëmijë të pasocializuar. Shohim sot fëmijët që nuk kanë baza elementare të sjelljes, nuk njohin moshë më të re dhe më të vjetër, nuk njohin se kush është prind, mjek, mësues, mjeshtër dhe sot kemi rastin kur fëmijët na kanosen pa pyetur se kush është përballë tyre”, thotë Bilen Karahasan psikolog. Sipas tij, shume lojëra që luajnë kanë përmbajtje të dhunshme, aty mund të vrasësh lehtësisht dhe fëmijët kanë humbur idenë të bëjnë dallimin mes botës virtuele dhe reale.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound5507249110005448427

Vërshohen hapësirat e Toksikologjisë, Klinika nuk ka qenë e siguruar

iphone- telefon mobil

Kallëzim penal për burrin nga Struga, dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje eksplicite të një vajze të mitur

inbound1237156680879875132

BFI: Të ketë dalje masive në votime, mos bini pre e thirrjeve për bojkot në afishet pa autorë në Çair

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! Taravari: Edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës shqiptare

Anketa-partite-logo-maqedoni

Partitë vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare

Kovacevski

Kovaçevski mohon skenarin për bojkot më 8 maj

makina vetura automjete

15% më shtrenjtë regjistrimi i automjeteve

supermarketet-800x445

Rëndohen shpenzimet mujore të qytetarëve

merko ramiz

Anulohet gjykimi ndaj Ramiz Merkos

INFO

NA NDIQ