Shqiptari i Kosovës futet në histori të Zvicrës

Picture of ina-online
ina-online

28/04/2024

Adriatik Kajtazi futet në histori si trajner në volejbollin e Zvicrës. Kajtazi me ekipin e tij, Schonenwerdit, ka fituar titullin e kampionit të Zvicrës.

Schonenwerdit ngadhënjeu me rezultat 3:1 (25:18, 17:25, 25:20, 26:24) ndaj Amriswil dhe duke e përmbyllur serinë e finaleve me 3:2.

“Schonenwerd është kampion i Zvicrës për herë të dytë radhazi.

Pas premierës së vitit të kaluar, skuadra e Solothurnit triumfoi edhe në finalen e sivjetme të play-off-it ndaj Amriswil me një fitore të përgjithshme 3:2”, shkruan mediumi zviceran “SFR”.

“Urim i veçantë për trajnerin Adriatik Kajtazi dhe ekipin e Shonenverd për fitimin e titullit të kampionit të Zvicrës! Falënderojmë trajnerin për vizionin e tij të qartë dhe strategjinë e përsosur që çoi në këtë sukses të madh.

Përkushtimi dhe puna e palodhshme në zhvillimin e aftësive të lojtarëve, menaxhimi i shkëlqyeshëm i ekipit dhe motivimi i tyre janë cilësi që e kanë dalluar trajnerin Kajtazi.

Eksperienca e tij e gjatë në volejboll dhe njohuritë taktike kanë sjellë suksesin e merituar për ekipin. Lartësojmë gjithashtu marrëdhëniet e tij të mira me ekipin dhe stafin, duke krijuar një ambient të frytshëm për suksesin dhe përparimin e të gjithëve. Urimi ynë është që ky sukses të jetë vetëm fillimi i më shumë sukseseve të ardhshme për trajnerin Kajtazi dhe ekipin e tij!”, ka shkruar axha i tij, Veli Kajtazi, ish volejbollist i mirënjohur.

TË FUNDIT
20 orë
Interi në borxhe, Steven Zhang do të nënshkruaj me grupin kalifornian të investimeve
20 orë
Fundi i një epoke, Modriç do të largohet nga Real Madridi
20 orë
Luis Enrique: Nuk ndryshojmë qasje, do jemi të fortë edhe pa Mbappe
20 orë
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
2 ditë
Dortmund në bisedime të avancuara për transferimin e sulmuesit shqiptar

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inter

Interi në borxhe, Steven Zhang do të nënshkruaj me grupin kalifornian të investimeve

Modric-800x445

Fundi i një epoke, Modriç do të largohet nga Real Madridi

luis enrique

Luis Enrique: Nuk ndryshojmë qasje, do jemi të fortë edhe pa Mbappe

shkendija

Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!

Borusia Dortmund

Dortmund në bisedime të avancuara për transferimin e sulmuesit shqiptar

rosi roma rossi daniele

De Rossi: “Ndeshje heroike. Urime për ta, ata ishin më të fortë”

xabi alonso

Xabi Alonso pas eliminimit të Romës: E kam imagjinuar se do të ishte e vështirë

inter

Nuk ka ndodhur nga viti 2006, Italia e dyta në renditjen e UEFA-s

tifozat kuq e zi

Tifozat Kuq e Zi:S’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t’i dhënë ndihmë Serbisë

INFO

NA NDIQ