Simeone fajëson gjyqtarin për humbjen nga Reali

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/01/2023

Pas përfundimit të derbit të Madridit, me humbjen nga Colchoneros (1-3) dhe me pasojë eliminimin, në çerekfinale, të Kupës së Mbretit, trajneri argjentinas i Atlético Madridi, Diego Pablo Simeone, fajësoi arbitrin për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri 52-vjeçar lavdëroi skuadrën e tij për paraqitjen e mirë duke thënë:

“Pashë një ekip që konkurronte jashtëzakonisht mirë, por kishte detaje që mund të jenë pro ose kundër dhe që kushtëzojnë gjithçka, por askujt nuk i intereson. Është një realitet”.

Për diferencën në cilësi mes pjesës së parë dhe të dytë, argjentinasi komentoi, pa harruar të përmendë edhe arbitrimin:

“Real Madrid filloi të luante. Është një ekip që luan mirë dhe ndërton aksione të rrezikshme. U mbrojtëm shumë mirë deri në golin e Rodrygos. Së pari, megjithatë, ka një lëvizje vendimtare, e cila është e Ceballos, një faull që mund të kishte rezultuar në kartonin e dytë të verdhë për lojtarin e Real Madridit. Kalon pa u vënë re dhe askujt nuk i intereson. Ai (Dani Ceballos) arriti të na lërë njëmbëdhjetë kundër dhjetë, me 0-1 dhe, e përsëris, askujt nuk i intereson. Këto janë detaje kyçe. Pas kësaj, Savic u përjashtua në kohën shtesë, por ne ende donim të barazojmë rezultatin. Ne dhamë gjithçka dhe kjo na bën të qetë. Më mbush me krenari që luftuam kaq mirë. Natyrisht, ne donim të fitonim dhe tani kemi vetëm ligën.”, theksoi tutje Simeone.

Për arbitrin, Simeone tha: “Unë do t’ju them [duke iu drejtuar gazetarit] atë që i thashë arbitrit. E pyeta nëse kishte ndonjë problem personal me Morata-n, sepse ai nuk akordonte faullet. Është e vërtetë që ndonjëherë Morata e tepron në disa raste, por nuk ka akorduar asnjë.

Përsa i përket vazhdimit të sezonit, argjentinasi u tregua i prerë: “Kam vetëm një gjë në mendje dhe ajo është të punoj me entuziazëm, duke dhënë maksimumin që nga dita kur erdha deri në momentin e largimit. Do të përpiqem të bëj më të mirën deri sa të vijë ajo ditë”.

Koha për t’i thënë lamtumirë Atléticos, megjithatë, nuk u zbulua nga Simeone: “Në një moment do të vijë”, shtoi Simeone.

TË FUNDIT
3 orë
​Ancelotti e pranon se do të flejë mirë para ndeshjes kundër Bayernit
3 orë
Fabrizio Romano zbulon planin e Armando Brojës për të ardhmen
4 orë
Hummels futet në histori
4 orë
Dortmundi finalisti i parë i Championsit, mposht PSG-në
9 orë
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

ME TE LEXUARA

4 orë
Hummels futet në histori
3 orë
Fabrizio Romano zbulon planin e Armando Brojës për të ardhmen
18 orë
“Ta mbyllim sezonin me dinjitet”, Onana: United zgjedhja e duhur, këtu të gjithë jemi fitues!
3 orë
​Ancelotti e pranon se do të flejë mirë para ndeshjes kundër Bayernit
18 orë
Shënoi katër gola në fundjavë, ish-futbollisti kritikon Haaland: Është për Ligën e Dytë!

LEXO MË SHUMË

anceloti

​Ancelotti e pranon se do të flejë mirë para ndeshjes kundër Bayernit

broja armando

Fabrizio Romano zbulon planin e Armando Brojës për të ardhmen

hummels

Hummels futet në histori

Borusia Dortmund

Dortmundi finalisti i parë i Championsit, mposht PSG-në

Ernest Muçi

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

courtois

​Lunin apo Courtois? Ancelotti vendos kush luan kundër Bayernit

broja armando

Fabrizio Romano zbulon se çfarë ka vendosur Chelsea për Armando Brojën

Zhegrova

Edon Zhegrova po manhit Francën, ja sa miliona vlen tani

Hernandez-1

Hernandez mes Milanit dhe Bayernit, raportime të ndryshme për të ardhmen e tij

INFO

NA NDIQ