SLAVA UKRAINI

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24 Shkurt, 2023

Arben Taravari

Sot bëhet plot 1 vit që nga dita e tmerrshme ku Rusia pushtoi Ukrainën.
Do të ishte 24 shkurti i 2022-it, dita kur Vladimir Putin do të fillonte pushtimin e Ukrainës, pushtim të cilin ai e maskoi me emrin “operacion ushtarak special”. Duke sulmuar nga veriu, jugu dhe lindja, forcat ruse do të depërtonin deri në Kiev. Putini dhe Moska politike shpresonin për një fitore të shpejtë, por llogaritë dukeshin se i kishin bërë gabim.
Rezistenca ukrainase ishte e papritur duke bërë që trupar pushtuese të tërhiqeshin nga Kievi.
Gjithë bota ishte në ankth. Perëndimi reagoi menjëherë duke vendosur sanksione kundër Rusisë, masa të cilat me vetdije do t’i kushtonin Evropës një krizë të rëndë energjitike. Si një kundër përgjigje kontinentit automatikisht iu ndërpre 40% e furnizimit me gaz nga vendi siberian. Bota ndërkohë u zhyt në një krizë ushqimore.
Bllokimi i transaksioneve me bankën Qëndrore të Rusisë, ngrirja e të gjitha aseteve apo llogarive të lidërve politik rusë, nuk do të mjaftonte të gjunjëzonte Moskën. Çmenduria e saj vazhdonte!
Do të fillonin mësymjet edhe mbi civilë. Sulmi nga ajri mbi një stacion treni do të shkatonte duzina të vdekurish. Ishin të gjithë fëmijë, pleq, gra e burra…të gjithë të vdekur.
Populli filloi të ikte nga Ukraina, me paktin trimëror se burrat nuk do e braktisnin ardheun. Sipas OKB-së 5 milion ukrainas kishin kaluar kufirin, duke shkatuar krizën më të madhe emigratore të këtij shekulli.
Ndërkohë Suedia dhe Finlanda në maj të 2022-it kërkuan anëtarsimin e tyre në NATO, si një përgjigje e hapur ndaj Rusisë pushtuese. Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Soltenberg, do ta cilësonte këtë si një moment historik, për t’ia bërë edhe më të qartë Moskës zyrtare se e Aleanca ishe në krah të Ukrainës.
Qëndrimi unik i presidentit të Ukrainës, z.Volodimir Zelenski, që edhe pse ju ofrua, nuk pranoi ta linte vendin e tij, shkaktoi një motivim mbarë botëror për të shtuar rezistencën nga Rusisë. Dalja e tij e parë jashtë vendit do të ishte në muajin dhjetor. Presidenti Zelenski do të vizitonte Kongresin Amerikan. Do të pritej si hero duke i dhënë kështu edhe një goditje më të fortë politikës zyrtare të Moskës.
Sot që flasim Evropa vazhdon të rrisë masat ndaj pushtuesëve. Fatura që paguan nuk është e vogël. Sipas Bankës Botërore edhe 2023-i do të jetë një vit recensioni i sigurtë, por…le të hedhim sytë nga lufta.
Kanë humbur jetën mijëra civilë të pafajshëm.
Dhjetëra mijëra ushtarë janë vrarë nga të dyja palët. Lagje e qytete të tëra janë shkatërruar.
Viktimë është populli ukrainas por sigurisht edhe populli rus. Putini nëse nuk ndalohet do të zgjerojë hartën e tij si Hitleri në luftën e Dytë Botërore. Burri i cili u edukua nga një gjysh kuzhunier duket se fatkeqsisht ka oreks patologjik për toka dhe gjak!
Ndaj me urimin që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt duhet të përfundojë vetëm atëherë kur Do Të Çlirohet Ukraina!
SLAVA UKRAINI!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ