Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

Picture of ina-online
ina-online

19/04/2024

Qytetarët e komunitetit maqedonas e konsiderojnë Serbinë si aleatin më të madh dhe më të rëndësishëm të vendit.

Këtë e tregon sondazhi i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), përcjell INA.

Sipas sondazhit, për 34 për qind të të anketuarve në Maqedoninë e Veriut, Serbia është aleati më i rëndësishëm, përpara SHBA-së, e cila u zgjodh me 17 për qind, e ndjekur nga Turqia me 12 për qind, e ndjekur nga Rusia me 8 për qind dhe Shqipëria me 5 për qind.

Nga ana tjetër, rreziku më i madh për Maqedoninë është Bullgaria, janë përgjigjur 23 për qind nga qytetarët e Maqedonisë të përfshirë në anketë.

Në vend të dytë është Rusia me 12 për qind, në vendin e tretë Kosova me 10 për qind, në vendin e katërt është Shqipëria me 9 për qind dhe në vendin e pestë janë SHBA me 8 për qind.

Anketa shtroi edhe pyetjen se si duhet të jetë rrjedha e politikës së jashtme të Maqedonisë. Sipas rezultateve, 31% e të anketuarve janë përgjigjur se politika e jashtme duhet të jetë pro-BE dhe pro-perëndimore, 11% janë pro-ruse me ruajtjen e marrëdhënieve me BE-në dhe Perëndimin, dhe 5% janë vetëm për politikë pro-ruse.

Krahasuar me vendet e tjera në anketën e bërë, askush nuk e konsideron Maqedoninë aleate të rëndësishme, e as kërcënim.

Anketa e IRI-së u krye në shkurt dhe mars të këtij viti me intervista ballë për ballë me 7,138 të anketuar të rritur në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.(INA)

TË FUNDIT
42 minuta
Ahmeti nuk e përjashton VMRO-në
59 minuta
Andi Bushati:Duke e shpallur qytetar nderi ata e çnderuan Ahmetin
3 orë
Fronti Evropian nuk e përkrah asnjë kandidat për president në raundin e dytë
3 orë
KSHZ shkarkon anëtarët e vedvotimit 1112/1 në Likovë, rrezikojnë burgun
3 orë
Sela viziton bizneset strugane (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mexhiti a do të jetë ministër i brendshëm në Qeverinë e ardhshme, nuk e mohon?! (VIDEO)
9 orë
Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm
1 ditë
Saliu: Derisa do të jetë VLEN-i, kur nuk do të ketë tribunal për ushtarët e UÇK-së
5 orë
Kthehen çmimet e vjetra për sigurimin e automjeteve
2 ditë
Siljanovska-Davkova për Pendarovskin: Vdis si burrë

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti

Ahmeti nuk e përjashton VMRO-në

rama veliaj ahmeti

Andi Bushati:Duke e shpallur qytetar nderi ata e çnderuan Ahmetin

fronti evropian bujar osmani

Fronti Evropian nuk e përkrah asnjë kandidat për president në raundin e dytë

KSHZ-Komisioni

KSHZ shkarkon anëtarët e vedvotimit 1112/1 në Likovë, rrezikojnë burgun

Sela bizneset strugane

Sela viziton bizneset strugane (VIDEO)

izet mexhiti

Replikë për Bujarin dhe dy shumicat

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Ai që nuk mund të formojë qeveri do të thotë i ka humbur zgjedhjet

oemvp vlen

OEMVP dhe koalicioni VLEN nënshkruan Platformën për zhvillim ekonomik

Palevski palco

Palevski letër ministrit Lloga: Nuk më keni ekstraduar sepse u ka konvenuar të më mbani larg për shkak të zgjedhjeve

INFO

NA NDIQ