Tetovë/ vozitja mbi shpejtësinë e lejuar, dukuri e shpeshtë

Picture of INA
INA

28/04/2024

Vozitja e shpejtë në vende të banuara po bëhet shkak për aksidente të shumta, të cilat, madje jo rrallë, përfundojnë edhe me lëndime të rënda trupore, ose siç ishte ajo e fundit në rrugën e Kodrës së Diellit, edhe me viktima. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë thonë se është rritur numri i gjobave për vozitje të shpejtë.

“Nëpër vendbanime shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë, ndërsa në afërsi të shkollave dyzet kilometra në orë, por shpesh hasim në shofer kokëfort që s`iu binden rregullave. Ne si SPB Tetovë përditë bëjmë kontroll matjeje me radar, marrim masa adekuate. Vetëm gjatë javës së kaluar, nëpër vende banimi janë shqiptuar 63 masa ndaj shoferëve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut sa i përket shpejtësisë dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë nga 45 – 400 euro”, shtoi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas Rexhepit rrugët ku tejkalohet shpejtësia janë bulevardet, si ai Industrial, Liria dhe Bllagoja Toska. Ndërkohë të rrezikuar janë edhe banorët e fshatrave Poroj dhe Xhepçisht. Banorët thonë se janë të detyruar të vendosin më shumë pengesa, me qëllim që sidomos, të ndjehen më të sigurt.

“Jo nga një por nga dy a tre viktima në vit ka, vozitin pa kontroll këtu. Kishim probleme, policia s’vinte andaj u detyruam të vëmë pengesa në rrugë. Duhet të ketë kontroll polic më shpesh”, tha një banor.

“Sigurisht kjo rrugë përbën rrezik për banorët dhe duhet të ketë kontrolle të shpeshta nga policia dhe mjete për matjen e shpejtësisë. Duhet të kemi edhe vizbardha për banorët, apo mbi kalim”, theksoi një banor./Alsat.mk/

TË FUNDIT
32 minuta
Zaev: Mickoski dhe Siljanovska ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës
36 minuta
Korrupsioni i lartë edhe kur bëhet fjalë për ndotjen e ambientit
1 orë
NP “Parqet dhe gjelbërimi”: Nuk kemi marrëveshje me Qeverinë për mirëmbajtjen e oborrit të objektit
1 orë
Taravari: Shoh dritë në fund të tunelit për ndryshimet kushtetuese, deri në vitin 2028 mund të jemi anëtarë të plotë të BE-së
1 orë
VIDEO: Aksident në Fushë Tophanë të Çairit! Autoambulancë në vendngjarje pasi ka të lënduar

ME TE LEXUARA

1 ditë
Nevzat Bejta i bashkangjitet LD-së: Ia Vlen! Suksese miku im Izet Mexhiti?!
32 minuta
Zaev: Mickoski dhe Siljanovska ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës
11 orë
Mickoski dhe VLEN, detyrat që i presin?
1 ditë
Sulmet kibernetike/ Institucionet e Maqedonisë së Veriut viktima të “hakerëve” ndërkombëtar!
5 orë
Reagon Fronti Evropian pasi KSHZ pranoi ankesat ku tentohet t’i merren dy deputet
1 ditë
Kush është presidentja e re e Maqedonisë së Veriut (BIOGRAFIA)
9 orë
Shtyhet gjykimi për “Shkallët spanjolle”, ku i akuzuar është edhe Janakieski
1 ditë
Crvenkovski dhe Pendarovski nuk erdhën në inaugurimin e Siljanovska-Davkova
5 orë
Do të ketë rivotim në vendvotimin 2101 në komunën e Zhelinës, KSHZ pranon ankesën e VLEN-it

LEXO MË SHUMË

zaev-1

Zaev: Mickoski dhe Siljanovska ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës

komisioni-antikorrupsion

Korrupsioni i lartë edhe kur bëhet fjalë për ndotjen e ambientit

qeveria

NP “Parqet dhe gjelbërimi”: Nuk kemi marrëveshje me Qeverinë për mirëmbajtjen e oborrit të objektit

Arben Taravari VLEN

Taravari: Shoh dritë në fund të tunelit për ndryshimet kushtetuese, deri në vitin 2028 mund të jemi anëtarë të plotë të BE-së

Screenshot_20240513-200622~2

VIDEO: Aksident në Fushë Tophanë të Çairit! Autoambulancë në vendngjarje pasi ka të lënduar

kuti votimi zgjedhje

Ja çfarë domethënë rivotimi nga ankesat në Zhelinë, BDI me 1 deputetë më pak, VLEN me 1 më tepër?

euro

Ish drejtori i Fondit pensional nën hetime – bashkë me dy të tjerë dyshohet se dëmtuan buxhetin e Fondit për 600 mijë euro

Capture-32

Siljanovka Davkova takon rektorët e universiteteve shtetërore

Shkolla idrizove Jurumleri Njegosh

Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv

INFO

NA NDIQ