Tre përballje finale për 3 biletat e fundit në “EURO 2024”

INA
INA

26/03/2024

Kanë mbetur edhe tre vende të lira në Euro 2024 dhe këto tre vende do të plotësohen përmes tre finaleve. Uells-Poloni, Ukrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi janë tre finalet e ‘Play-off’-it të Ligës së Kombeve, ku do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të luajnë në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Gjermani, duke nisur nga 14 qershori.

Finalja e Ligës A sjell një përballje titanësh, mes Uellsit që do të mirëpresë Poloninë. Uellsi eliminoi në gjysmëfinale Finlandën pa probleme, ndërkohë që në anën tjetër polakët shpartalluan 5-1 Estoninë, duke mos e vënë në dyshim kalimin më tej. Kujtojmë se fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.

Ukraina, pasi eliminoi në mënyrë dramatike Bosnjën në Sarajevë, duke përmbushur shifrat vetëm në pesë minuta e fundit, tani do të mat forcat me Islandën. Vikingët eliminuan Izraelin në gjysmëfinale, andaj nuk duhen nënvlerësuar. Ndeshja do të luhet në Poloni, për shkak të situatës në Ukrainë. Me interes presin edhe Belgjika, Sllovakia dhe Rumania, për të mësuar kundërshtarin që do të kenë përballë në grupin E, ku do të bashkohet fituesja e ndeshjes Ukrainë-Islandë.

Greqia do të vizitojë Tibilisin, ku do të mat forcat me Gjeorgjinë, në finalen e Ligës C. Helenët fituan me rezultat të thellë 5-0 ndaj Kazakistanit në ndeshjen e së enjtes, ndërsa Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut. Skuadra që do të triumfojë mes Greqisë dhe Gjeorgjisë do të luajë në Evropian me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë në Grupin F.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

akil

Ndalet Akil Gjakova në Evropianin e Kroacisë

toni kroos kros

Kroos tregon me humor ‘gënjeshtrat’ e Ancelottit: “Ai na thotë se po fituam këtë ndeshje ka mbaruar, por kjo kurrrë nuk mbaron!”

xavi cavi

Guti sulmon Xavin, pas vendimit të tij për të qëndruar te Barcelona!

Pep Guardiola

Sipas Guardiolas vetëm këto dy ekipe janë në garë për titullin

Qatip Osmani

Befasi, Vllaznia shkarkon trajnerin Qatip Osmanin dhe ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka

kloop

Arne Slot i thot “PO” Liverpullit dhe idejës për të zëvëndësuar Klop-in në largim

Gianni Infantino

FIFA shpall marrëveshjen me kompaninë saudite të naftës Aram

Distria Krasniqi

Krenari, Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

belingam real madrid

Një ‘ushtar’ i Ancelottit, po përgatit valixhen drejt Arabisë Saudite…

INFO

NA NDIQ