Gjykata sot vendimin final, a do të dënohen të akuzuarit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

INA
INA

05/06/2023

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot në mesditë duhet të shqiptohet aktgjykimi për të akuzuarit në rastin e zjarrit në spitalin modular që ndodhi më 8 shtator 2021 ku humbën jetën 14 persona.

Më 29 maj u prezantuan fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe avokatëve të të pandehurve, me të cilat u mbyll seanca kryesore dhe gjykata vendosi që aktgjykimi të shpallet të hënën më 5 qershor.

Ish-drejtorët e Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik akuzohet për dy vepra, së pari për “shkaktim rreziku publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në fillim të gjykimit, të pandehurit deklaruan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjyqi filloi në dhjetor të vitit të kaluar. Një grup qytetarësh që organizohen përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar protestë paqësore për sot në mbështetje dhe kërkesë për lirim të mjekut Boban Vuçevski.

Në fjalën përfundimtare, avokatët e të pandehurve theksuan se Prokuroria nuk e vërtetoi fajësinë. Përfaqësuesit e Prokurorisë theksuan se me provat dhe dëshmitë e paraqitura të pandehurit kanë kryer krimet dhe kanë kërkuar nga gjykata shpalljen e tyre fajtorë. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

micko

VMRO: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për të kërkuar vota

fatmir bytyqi

Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

inbound2777176204021224397

I riu nga Shkupi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Gazi Babë

inbound5507249110005448427

Vërshohen hapësirat e Toksikologjisë, Klinika nuk ka qenë e siguruar

iphone- telefon mobil

Kallëzim penal për burrin nga Struga, dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje eksplicite të një vajze të mitur

inbound1237156680879875132

BFI: Të ketë dalje masive në votime, mos bini pre e thirrjeve për bojkot në afishet pa autorë në Çair

Anketa-partite-logo-maqedoni

Partitë vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare

Kovacevski

Kovaçevski mohon skenarin për bojkot më 8 maj

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

INFO

NA NDIQ