Xavi ‘telefonon’ Messin: Të gjithë ëndërrojmë për një ‘Last Dance’ të tij

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/04/2023

Lionel Messi pret të kthehet në Barcelonë? Përgjigja është “po”, sipas mjedisit katalanas, i cili përtej thashethemeve klasike të merkatos është ekspozuar drejtpërdrejt për çështjen. Menaxhmenti ka filluar bisedimet direkte me ata që kujdesen për interesat e “Pleshtit”, sot te PSG.

Trajneri dhe ish-partneri i yllit argjentinas, Xavi Hernandez foli për këtë në konferencën për shtyp. Ka diçka të vërtetë në këtë mes dhe rikthimi i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” me fanellën azulgrana mund të jetë i mundur vetëm në disa kushte shumë specifike.

Për Xavi do të ishte një fitore aq e madhe, sa të mund të pushtonte La Liga-n me Barcelonën e tij, e cila, e “keqtrajtuar” ndërkombëtarisht, mundi të ngrinte kokën në shtëpi, duke u rikthyer për të shkëlqyer në kampionatin spanjoll.

Dhe kështu, përballë thashethemeve këmbëngulëse për një afrim mes klubit dhe fenomenit argjentinas, ish-mesfushori azulgrana nuk u përmbajt dhe konfirmoi pjesërisht shpresën e tij për “ta përqafuar” sërish Lionel Messin në “Camp Nou”:

“Ruaj një miqësi të thellë dhe kam ende shumë kontakte me Messin, por nga këtu deri në përfundimin e operacionit është një gjysmë bote. Ai do të ishte i pari që do të doja të kthehej, sigurisht, por mendoj se kjo është nuk është koha për të folur për këtë. Kemi tituj në diskutim muajt e ardhshëm, nuk është koha për të folur për merkato dhe transferime.

E kam parë Messin të rritej, e kam pasur shok skuadre, e di madhështinë e futbollistit që është. E njoh si person dhe për mua është shembullor në shumë drejtime. Për këtë arsye është e logjikshme që të shpresojmë, të kemi iluzionin e një ‘Last Dance’ si Michael Jordan. Megjithatë, duhet të ndodhin shumë rastësi, por nëse dëshiron të kthehet, ne do ta dëgjojmë me kujdes. Unë do të jem i pari që do ta shtyj atë të kthehet…”

Krahasuar me zërat e së shkuarës, këtë herë mund të ketë realisht kushte për një afrim vendimtar, edhe nëse detaje të ndryshme do të duhet të përkojnë. Kontrata e Leo Messit me PSG-në është gati të skadojë në qershor të vitit 2023 dhe nuk flitet për rinovim aktualisht. Një situatë në të cilën Barcelona po përpiqet të futet, veçanërisht nëse klubi arrin t’i rikthehet fitimit të kampionatit.

Problemet ekonomike të klubit të Laportës duket se janë prapa nesh, me Barcelonën që ka dalë nga hija e borxhit dhe i është rikthyer faturimit, duke rifilluar lustrimin e kohërave më të mira, që përkoi me epokën e Messit. Edhe rikthimi i mundshëm i “Pleshtit” do të ishte një injeksion i mëtejshëm imazhi dhe rinisjeje ekonomike, mbi të cilën do të ndërtohej një “thesar” i mëtejshëm.

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË