Atletico blindon liderin e skuadrës, drejt rinovimit me sulmuesin

Picture of INA
INA

22/04/2024

Antoine Griezmann do të rinovojë kontratën me Atleticon e Madridit teksa ajo aktualja i skadon në vitin 2026. Plani i “Los Colchoneros” është të finalizojnë marrëveshjen e re në muajt e ardhshme, teksa të gjitha palët janë në diskutim të vazhdueshëm.

Klubi madrilen e cilëson Antoine Griezmann si një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin. Francezi po shijon periudhën e tij të dytë me Atleticon, pasi e para zgjati për pesë vite nga 2014 deri në 2019. Për tre sezone, Griezmann luajti edhe tek Barcelona por nuk shijoi të njëjtin produktivitet si tek ekipi i Simeones.

Në 2022, kampioni i botës u rikthye sërish në Wanda Metropolitano dhe trajneri Diego Simeone e ka kthyer përsëri në një pikë të rëndësishme të lojës së tij.

Si për të konfirmuar këtë gjë, mjaftojnë statistikat e këtij edicioni futbollistik, ku Antoine Griezmann ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 6 asiste.

Në total, 33-vjeçari ka luajtur 383 ndeshje me “Los Colchoneros” dhe ka fituar një Europa League, një Superkupë Europe dhe një Superkupë Spanje me klubin madrilen.

TË FUNDIT
12 orë
Vedat Muriqi: Nuk ishte sezoni im më i mirë!
13 orë
Largime të sigurta nga Interi, katër futbollist me valixhe në duar
13 orë
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës by D V
13 orë
Eurosport: Gjimshiti me paraqitje solide, ndali Aubamejangun
13 orë
Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

ME TE LEXUARA

1 ditë
Federata Angleze jep dënimin e radhës për Sandro Tonali
1 ditë
Gjyqtari i njohur anglez, Anthony Taylor do të drejtojë finalen e titullit në Superligën e Shqipërisë (FOTO)
1 ditë
Lucas Hernandez pëson lëndim të rëndë, do të mungojë në Euro 2024
1 ditë
Kolaps sistemi, ndalohet shitja online të biletave për “EURO 2024”
1 ditë
Europa League, sonte janë këto ndeshje
13 orë
Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
2 ditë
Benzema i bashkohet Real Madridit në stërvitje

LEXO MË SHUMË

vedat-muriqi

Vedat Muriqi: Nuk ishte sezoni im më i mirë!

inter

Largime të sigurta nga Interi, katër futbollist me valixhe në duar

CHelsea

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës by D V

Berat-GJimshiti-82828-780x470

Eurosport: Gjimshiti me paraqitje solide, ndali Aubamejangun

uefa

Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

europa league europa liga

Europa League, sonte janë këto ndeshje

euro-24

Kolaps sistemi, ndalohet shitja online të biletave për “EURO 2024”

Hernandez-1

Lucas Hernandez pëson lëndim të rëndë, do të mungojë në Euro 2024

futboll

Gjyqtari i njohur anglez, Anthony Taylor do të drejtojë finalen e titullit në Superligën e Shqipërisë (FOTO)

INFO

NA NDIQ