Bayerni do 70 milionëshin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29 Prill, 2023

I ardhur pothuajse në fund të sezonit, aventura e Tuchel te Bayern Munich nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Synimet e klubit janë të hapë një projekt afatgjatë, kështu që ish-trajneri i Chelsea-t do të mund të ndërtojë ekipin e tij, me identitetin dhe stilin e tij të lojës.

Objektivi i parë – siç zbulohet nga Kicker – do të ishte përforcimi i mesfushës me një lojtar që është i mirë në të dyja fazat, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, si Casemiro.

Braziliani u transferua te Manchester United vetëm verën e kaluar, me Djajtë e Kuq që kanë shpenzuar 70 milionë euro.

Në mes të sezonit, Casemiro e mori skuadrën për dore me paraqitje të nivelit të lartë, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë gjashtë asiste.

Ndaj Bayern vështirë se do të arrijë ta rrëmbejë nga Premier League pa oferta të çmendura, me këto të fundit që shkojnë kundër filozofisë së klubit bavarez.

Tuchel e ka bërë telefonatën e parë. Pritet një po nga Casemiro para fillimit të negociatave, me vullnetin e lojtarit që mund të jetë thelbësor. Nga ana tjetër, braziliani ka kontratë deri në vitin 2026 me Djajtë e Kuq.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Inzaghi-14-gen

Inzaghi: Ata janë më të fortët në botë, por ne do të japim jetën…

nasser-al-khelaifi-psg

Presidenti i PSG-së po e ndihmon Sheikun Jassim për ta blerë Unitedin

morata

Morata i thotë “Po” Atleticos, gati rinovimi deri në 2026-ën

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Sot, finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, Man City – Inter

mesi-argentina

Zbulohet data kur Messi debuton me Inter Miamin

real-madrid

Një kumanovar, portier i ri i Real Madridit?

inter

Finalja e Champions League, Inter zbret në fushë në stadiumin “Ataturk”

Hakan calhanoglu

Calhanoglu “selam” Interit para finales së Ligës së Kampionëve

struga trim lum

Edis Maliqi largohet nga Struga Trim Lum

INFO

NA NDIQ