De Jong tregon situatën e tij te Barcelona

INA
INA

22 Maj, 2023

Frenkie de Jong dëshiron të qëndroj te Barcelona edhe për shumë vite, pavarësisht se shumë skuadra duan transferimin e tij.

Mesfushori holandez vitin e kaluar ishte shumë pranë transferimit te Manchester United, ku Barcelona e kishte pranuar ofertën, por ishte vet futbollisti që refuzoi largimin nga Camp Nou.

De Jong është rikthyer të flas për atë kohë, por edhe për të ardhmen duke konfirmuar se dëshiron të qëndroj në Camp Nou për aq kohë sa është e mundur.

“Klubi ishte në një situatë të vështirë dhe ata mund të më kishin shitur për një tarifë të madhe. Por unë nuk doja të largohesha dhe qëndrova”, tha De Jong.

“Manchester United foli me Barçën, madje kishin bërë ofertë të lartë, por unë doja me çdo kusht të qëndroja”.

“Dua të jem te Barcelona për një kohë të gjatë, për aq kohë sa të jetë e mundur pasi jam i lumtur dhe nuk dua të largohem”, deklaroi mesfushori holandez.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje zyrtare me Barcelonën ku ka realizuar edhe dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Inzaghi-14-gen

Inzaghi: Ata janë më të fortët në botë, por ne do të japim jetën…

nasser-al-khelaifi-psg

Presidenti i PSG-së po e ndihmon Sheikun Jassim për ta blerë Unitedin

morata

Morata i thotë “Po” Atleticos, gati rinovimi deri në 2026-ën

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Sot, finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, Man City – Inter

mesi-argentina

Zbulohet data kur Messi debuton me Inter Miamin

real-madrid

Një kumanovar, portier i ri i Real Madridit?

inter

Finalja e Champions League, Inter zbret në fushë në stadiumin “Ataturk”

Hakan calhanoglu

Calhanoglu “selam” Interit para finales së Ligës së Kampionëve

struga trim lum

Edis Maliqi largohet nga Struga Trim Lum

INFO

NA NDIQ