Frika e Vuçiçit pas urdhër arrestit ndaj Putinit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/03/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në nivel global dhe rajonal, duke komentuar vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e një urdhërarresti për presidentin rus Vladimir Putin.

“Gjithçka ndryshoi vitin e kaluar më 24 shkurt dhe sot gjithçka është kthyer përmbys. Askush nuk do të tërhiqet, të dy do të luajnë deri në shkatërrimin përfundimtar”, ka vlerësuar Vuçiç, duke iu referuar ngjarjes. Presidenti serb shprehu frikën se “bota është shumë afër Luftës së Tretë Botërore” dhe pyeti: “A ka njeri të arsyeshëm në këtë botë që ta ndalojë këtë çmenduri?”.

Aleksandar Vuçiç shprehu mendimin se zhvillimi me lëshimin e fletarrestit për Putinin do të ndikojë edhe në qëndrimin e shteteve perëndimore ndaj Serbisë. “Tani është e sigurt se bota po rrëshqet drejt një përshkallëzimi të konfliktit. Duhet të tregojmë përgjegjësi dhe seriozitet sepse Perëndimi tani do të bëjë presion shtesë mbi të gjithë ata që deri më sot nuk kanë mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Rusisë”, ka vlerësuar Aleksandar Vuçiç, përcjell tesheshi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

targa

Reagime pas shtrenjtimit të çmimit të regjistrimit të automjeteve, AMS: Çmimi i padrejtë

merko ramiz

Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve

dimitar kovacevski

LSDM: VMRO-DPMNE dhe BDI po luajnë lojë të rrezikshme me kartën e nxitjes ndëretnike

kontroll teknik veture servis

Shtrenjtohet sigurimi për regjistrimin e automjeteve

protesta-sindikata-punetoret-shkup

Protesta të punëtorëve më 1 maj në Maqedoninë e Veriut, kërkohet rroga minimale së paku 450 euro

halil kastrati

Sërish buzëqeshje në Shkup, familja 5 anëtarëshe po bëhet me shtëpi të re!

Kurti

Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

zjarr sllupçan

Zjarret në Maqedoni në rritje, pilotët në pension

shba-2

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

INFO

NA NDIQ