Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Picture of INA
INA

12/04/2024

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale. Ajo dyshohet se u vra nga ish-burri i saj, ndërsa u plagos edhe vëllai i saj i mitur.

Kurti tha se nuk ka pse t’i dijë detajet dhe se e dënon një krim që po përsëritet. Ai ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.

“Nuk kemi pse presim që t’i dimë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”.

Vrasja e gruas në Ferizaj: Çka dihet deri tani për rastin?

Një grua e moshës 21 vjeçare ka mbetur sot e vrarë në Ferizaj, derisa vëllai i saj 15 vjeçar është plagosur. Dorasi, dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës. Çka dihet deri më tani për rastin?

Rreth orës 14:40 policia e ka marrë informatën se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ka pasur të shtëna me armë zjarri. I dyshuari, sipas policisë, kreu vrasjen brenda katit të parë të Qendrës për Punë Sociale. E.C mbeti e vrarë, ndërsa D.C i plagosur.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.” – njoftoi policia.

Rreth orës 15:15, policia ka identifikuar të dyshuarin, V.A i moshës 36 vjeçare, dhe më pas kanë arrestuar të njëjtin. Prokuroria ndërkaq, ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë:
“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.

Motivi

Duke folur për rastin, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se aktualisht nuk ka informacione. Megjithatë, dyshohet që motivi të ketë qenë një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve.

“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar.” – tha Jashari.

Në anën tjetër, Adelina Rexhepi – Braha duke folur për “Betimin për Drejtësi”, ka shpjeguar rastin duke njoftuar se sipas marrëveshjes mes ish-bashkëshortëve, në orën 13:00 viktima e ka dërguar fëmijën në qendër për të realizuar kontaktin me babain e tij.

“Bashkëshorti e ka vra bashkëshorten e tij. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje, nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që me realizu kontaktin me babën e tij. Djalin e ka marrë babai e ka dërgu në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër.” – ka thënë ajo.

Tutje, Rexhepi – Braha ka thënë se kur i dyshuari ka kthyer fëmijën në Qendër, aty kanë filluar përplasjet.

“Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre, i ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prap, e diskutime të qiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prap në shtëpi sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajtë nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, janë ardhë në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtitë, me e fy bashkëshortja, bashkëshortin dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujtë. I plagosuri është vëllai i gruas.” – u shpreh ajo.

TË FUNDIT
11 minuta
Mahiri (7) është nxënës i vetëm në shkollë: Shkolla është e gjitha e imja
51 minuta
Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, të drejtat e punëtorëve janë imperativ
10 orë
Aliu: Koha kur BDI hyri në Qeveri me VMRO-në pa asnjë kushtë për shqiptarët
15 orë
Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim
15 orë
Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale

ME TE LEXUARA

15 orë
Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale
23 orë
Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
15 orë
Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim
23 orë
Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës
10 orë
Aliu: Koha kur BDI hyri në Qeveri me VMRO-në pa asnjë kushtë për shqiptarët
23 orë
VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)
51 minuta
Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, të drejtat e punëtorëve janë imperativ
22 orë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
11 minuta
Mahiri (7) është nxënës i vetëm në shkollë: Shkolla është e gjitha e imja

LEXO MË SHUMË

mahiri

Mahiri (7) është nxënës i vetëm në shkollë: Shkolla është e gjitha e imja

Talat Xhaferi

Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, të drejtat e punëtorëve janë imperativ

IMG_1660

Aliu: Koha kur BDI hyri në Qeveri me VMRO-në pa asnjë kushtë për shqiptarët

stevo pendarovski

Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale

arben taravari

Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë

mickoski ali ahmeti

Parimi “fituesi me fituesin”, Mickoski i përgjigjet BDI-së

Albin Kurti Shkup

Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj

fushata-maqedoni

Fushata parlamentare – Kush, çka premtoi sot?

INFO

NA NDIQ