Manchester United ‘shpartallon’ Chelsea dhe siguron Champions League

INA
INA

26 Maj, 2023

Manchester United ja del mbanë të likuidojë lehtësisht Chelsean me shifrat 4-0 duke marrë pikët e rendësishme që do ti mundësojnë sezonin e ardhshëm të luaj në Champions League. Dhe skuadra e Erik ten Hag po bën mirë, pasi e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Chelsea.

Eriksen i dhuron një krosim perfekt Casemiros që zhbllokon ndeshjen që në minutën e 6-të.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë djajt konkretizojnë një tjetër aksion në gol. Këtë here Jadon Sancho dhuroi një asist të bukur për Anthony Martial, i cili ndezi sërish festën e tifozëve të Manchester United duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në avantazhin 2-0

I vetmi problem për trajnerin Ten Hag lidhet me dëmtimin e Anthony (kavilje). Braziliani u largua me barellë nga fusha dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në finalen e FA Cup përballë Manchester City (3 qershor).

Edhe pjesa e dytë ishte një kopje e së pares ku skuadra nga Manchesteri arriti jo vetëm të dominoë por edhe të shënojë dy gola të tjerë. Në minutën e 73-të ishte portugezi Bruno Fernandez ai që shndërron në gol një penallti për të çuar shifrat në 3-0.

Ndërkohë që rreth 10 minuta nga fundi, ekzaktësisht në minutën e 78’-të Rashford kompleton pokerin e golave me të parin personal dhe të katërtin për United.

Me këtë fitore ndaj Bluve të Frenk Lampard Manchester United siguron pjesëmarrjen zyrtarisht në Champions League vitin e ardhshëm.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

GUERRERO

Bayern Munchen arrin marrëveshje me yllin e Dortmundit

barcelonaa

Barcelona reagon pasi Messi zgjodhi ti bashkohet Inter Miamit

bad news eagles

BNE-ja mposht një tjetër ekip serb

futboll

Shqiptarët shpërthejnë me gola në Turqi

mesi messi mls inter miami

Zyrtare/Ky është klubi i ri i Messit

kombetarja

Sylvinho kërkon fitoren me çdo kusht ndaj Moldavisë, formacion sulmues nga tekniku brazilian

Pep Guardiola

Guardiola: Në Stamboll, për të bërë realitet ëndrrën

kroacia futboll
Kante-600x360

Edhe Kante drejt Arabisë Saudite

INFO

NA NDIQ