Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t’i kthehemi agjendës së brendshme

Picture of INA
INA

10/05/2024

Qëndrimi ynë për këtë çështje është i qartë. Nuk shoh se çfarë është kaq e tmerrshme që kemi një aneks të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, të kemi një aneks tjetër, në të cilin do të shohim se çfarë lloj parimesh përfaqësojmë dhe me çfarë do të dalim në ato bisedime. Siç është konceptuar tashmë e gjitha, ne nuk kemi ndërmend ta mbështesim.

Kështu deklaroi lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në emisionin “Samo Intervju”, duke iu përgjigjur pyetjes për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për fillimin e negociatave ndërmjet vendit dhe Bashkimin Evropian, si dhe komentimin e asaj që shkruhet në programin parazgjedhor të koalicionit “Maqedonia juaj” se integrimi evropian duhet të arrihet përmes dialogut dhe përmbushjes së parimeve.

Sipas Mickoskit, qëndrimi i OBRM-PDUKM-së për këtë çështje është i qartë, por nëse Bullgaria nuk është e gatshme të lëvizë nga qëndrimet e saj, atëherë, siç tha ai, do të kthehen në përmbushjen e agjendës së brendshme, ndërsa do të presë deri sa të ketë ndonjë qeveri të re në Sofje.

“Ne nuk po hyjmë në këtë proces për gjimnastikë politike apo për të treguar se sa të fortë jemi. Ne thjesht nuk besojmë se ky është procesi i duhur. Që procesi të jetë real, duhet të kemi një plan të qartë nga ana tjetër” tha Mickoski.

I pyetur nëse e ka fjalën për Bashkimin Evropian apo Bullgarinë, Mickoski thotë se Bashkimi Evropian është ai që e udhëheq këtë proces, ndërsa Bullgaria është vetëm një pjesë e saj.

Në pyetjen se konstatimet e BE-së thonë se duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutë dhe automatikisht do t’i fillojmë negociatat, Mickoski u përgjigj: “Mirë, por ato do të bëhen në ditën kur do të hyjmë në Bashkimin Evropian”./Telegrafi/

TË FUNDIT
4 minuta
Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar
1 orë
Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu
2 orë
Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë
4 orë
VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat
4 orë
Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten

ME TE LEXUARA

1 ditë
Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?
12 orë
Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën
6 orë
Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor
1 ditë
Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë
11 orë
Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti i rëndë në autostradën Shkup – Kumanovë
5 orë
EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik "GENERALKA WEEKEND 24"

LEXO MË SHUMË

kastriot-rexhepi

Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

izet mexhiti

Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë

zejdi tubim

VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat

mijallkov

Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten

kuvendi-ri

A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?

EVN

EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik “GENERALKA WEEKEND 24”

Shkolla Vizbeg

Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor

zjarrfikes

Zjarrfikësit ankohen për paga të ulëta

INFO

NA NDIQ