Musa Xhaferi: Fronti Europian është një ortek që vërshon përpara

Picture of INA
INA

14/04/2024

Fronti Europian sot ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Krushevës ku para të pranishmëve fjalë rasti ka pasur kandidati për president Bujar Osmani, kandidati për deputetë Musa Xhaferi, përfaqësues të ASH Remzi Memedi si dhe kordinatorët e Zonës së V-të zgjedhore, Kreshnik Bekteshi dhe Jeton Shaqiri.

Bujar Osmani tha se Fronti Europian është moment historik në përpjekjet tona për të garantuar një jetë më të begatë për ne.

Secila votë ka vlerë dhe rëndësi e veçanërisht këtu në Krushevë. E keni natyrën më të bukur në vend dhe të jeni krenar për të, ta ruani për brezat e ardhshëm. Bashkim më të madh nuk ka pasur në këto vitet e fundit e nëse llogaritet këtu edhe partitë tjera dhe kështu bashkim ka ndodhur në 91 në demokraci, në 2001 kur ishte prirja për liri dhe barazi dhe tash në 2024 jemi bërë bashkë, secili nga këto momente bashkimi ka hapur kapitull të ri. Fronti Europian është moment historik në përpjekjet tona për të garantuar një jetë më të begatë për ne, tha Osmani.

Musa Xhaferi shtoi se Fronti Europian është një ortek që vërshon përpara.

Unë kam përvojën në fushatë dhe kam bindje se Fronti Europian do ketë mbi 90% të votës së mundëshme në fshatrat e Krushevës. Tash kur jemi bashkë me ASH dhe partitë tjera që kjo frymë do të ndikojë më 24 prill dhe më 8 maj gjithashtu, pasiqë partitë tjera nuk e kanë harmoninë e bashkimit siç e kemi ne, që të bëjnë ballë këtij fronti, sepse jemi si një ortek që vërshon përpara, vlerësoi Xhaferi.

Remzi Memedi theksoi se nga bashkimi përfitojnë mbarë vendi sepse punët e mira bëhen vetëm kur ka bashkim.

Ju garantoj që më 24 prill do jenë mijëra votues që do kenë besimin te kandidati i Frontit Europian. Por megjithatë ne duam të karakterizohemi me atë që lidhemi për fjale dhe duam vazhdimësi dhe nga ky front që tejkaluan subjektet që kishin bërë të mira duke garuar ndaras, punët super të mira bëhen vetëm nga bashkimi dhe nga ne do të përfitojë vendi por edhe zonat numerikisht të mbivotuara, tha Memedi.

Kreshnik Bekteshi shtoi se synim kryesor i Ali Ahmetit është që të vendoset barazia në shumicën e komunave në vend.

Kështu të bashkuar duhet të jemi gjithmonë sepse synim kryesor i Ali Ahmetit bashkë me Ziadin Sela dhe të tjerët është që të vendoset barazia në shumicën e komunave në vend. Duke pasur kandidatin për president Bujar Osmani, kordinator të regjistrimit, askush nuk e besonte se në Çashkë për 10 vite shqiptarët do jenë shumicë dhe do vendosin për fatin e tyre. Jam i bindur se nuk do kalojnë as 10 vite që edhe Krusheva dhe Buteli do jenë me shumicë shqiptare dhe bashkë me komunitete tjera pakicë do vendosin për fatin e tyre, tha Bekteshi.

Jeton Shaqiri vlerësoi se Bujarin duhet të bëjmë krenar ashtu siç na ka bërë dhe ai ndërvite.

Brenda dy viteve është hera e pestë që vij në zonën e Dollnenit për të punuar për secilin vendbanim. Sot jemi për të prezentuar kandidatin për president dhe të flasish për Bujarin ku secili flet në superlativ është paksa e vështirë por megjithatë dëshmitarë janë qytetarët. Na bën krenar me punën e tij dhe neve na mbetet që të bëjm krenar atë duke i dhënë mbështetje, tha Shaqiri. (INA)

TË FUNDIT
5 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
5 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
9 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
11 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
11 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

ME TE LEXUARA

13 orë
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
11 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron
18 orë
Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike
11 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
18 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi

LEXO MË SHUMË

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

INFO

NA NDIQ