Presidenti i Katalunisë i lutet Messit të kthehet në Barcelonë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Mars, 2023

Presidenti i Katalunisë i lutet Messit të kthehet në Barcelonë

E ardhmja e Lionel Messit ka mbetur pezull.

Ylli argjentinas nuk ka vendosur ende për klubin e tij të ri, ndërsa kontrata me Paris Saint-Germainin do t’i skadojë pas pak muajsh.

Në ditët e fundit po spekulohet se shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me parisienët.

Ndërkohë, mbrëmë mbi 90 mijë tifozë në stadiumin Camp Nou e thirrën emrin e Messit, nga i cili po e kërkojnë rikthimin e tij në klubin ku u rrit dhe ku u bë lojtar i madh.

E kampionit të freskët të botës, rikthimin po ia kërkon edhe presidenti i Katalunisë, Pere Aragones.

Sipas “Football Espana”, ai e ka thënë fjalën e fundit, duke iu lutur Messit që të rikthehet në klubin e tij të zemrës.

Gjatë verës, argjentinasi do të jetë lojtar i lirë dhe mund të rikthehet tek Barça, ndërsa ka edhe opsione të tjera, në Arabinë Saudite dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Messi i kishte kaluar 17 sezone në Barcelonë para se t’i bashkohej PSG-së në vitin 2021.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1743

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

xhaka-zvicra

Çfarë thotë selektori i Zvicrës për Granit Xhakën?

manchester chelsea

Manchester United zyrtarizon marrëveshjen e re me mbrojtësin e krahut

messi

Messi i jep 10 ditë kohë Barcelonës

sylvinho

“Euro 2024”/ Ja kuqezinjtë e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për sfidat e qershorit

busquets-buskec

ZYRTARE/ Kapiteni Sergio Busquets i jep lamtumirën Barcelonës…

franca-fitore-

Franca publikon listën e lojtarëve të ftuar për ”EURO 2024”

bayern1

Ylli i madh këmbëngulë për largim nga Bayerni

Shaqiri xhaka

Lista e Zvicrës, ftohen tre emrat e njohur shqiptarë (LISTA)

INFO

NA NDIQ