Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

Picture of ina-online
ina-online

18/04/2024

Anketa e fundit multinacionale për Ballkanin Perëndimor e realizuar nga Qendra për Kërkime Insights (CISR) e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) tregon mbështetje të gjerë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe një shumicë të fortë që e shohin luftën e Rusisë kundër Ukrainës si të pajustifikuar.

Sondazhi, siç njoftohet në faqen e saj të internetit IRI, është kryer në gjashtë vende të rajonit: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë (BiH), Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Në pyetjen nëse do të mbështesnin anëtarësimin në BE nëse do të mbahej një referendum sot, në pesë nga gjashtë vendet një shumicë e fortë do të votonte për anëtarësimin në Union, nga 68 për qind në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë në 92 për qind në Shqipëri. Në Serbi, më shumë se 40 përqind e të anketuarve mbështesin pranimin në BE.

“Ka një dëshirë të fortë në të gjithë Ballkanin për të forcuar lidhjet me ekonomitë perëndimore dhe për t’u anëtarësuar në BE”, thekson Paul McCarthy, drejtor për Evropën në IRI.

Ai shton se kjo mbështetje e gjerë tregon se njerëzit në mbarë rajonin besojnë se integrimi i mëtejshëm në Bashkimin Evropian mund të ndihmojë në arritjen e prosperitetit të qëndrueshëm.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se shumica në pesë nga gjashtë vendet e anketuara besojnë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është plotësisht ose disi e pajustifikuar. Në Serbi, nga ana tjetër, një shumicë prej 49 për qind e justifikon plotësisht ose disi Rusinë.

Sondazhi u krye në emër të Qendrës për Vështrime Kërkimore të IRI-së midis 2 shkurtit dhe 5 marsit 2024.(INA)

TË FUNDIT
6 orë
Aliu: Koha kur BDI hyri në Qeveri me VMRO-në pa asnjë kushtë për shqiptarët
11 orë
Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim
11 orë
Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale
11 orë
Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë
14 orë
Parimi “fituesi me fituesin”, Mickoski i përgjigjet BDI-së

ME TE LEXUARA

11 orë
Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë
20 orë
Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte
11 orë
Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale
20 orë
Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
11 orë
Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim
19 orë
Ish-kryeministri i Turqisë Erbakan: Nëse i fuqishmi s' ka të drejtë, për shtetin duhet të konsiderohet askushi
6 orë
Aliu: Koha kur BDI hyri në Qeveri me VMRO-në pa asnjë kushtë për shqiptarët
19 orë
VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)

LEXO MË SHUMË

IMG_1660

Aliu: Koha kur BDI hyri në Qeveri me VMRO-në pa asnjë kushtë për shqiptarët

stevo pendarovski

Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale

arben taravari

Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë

mickoski ali ahmeti

Parimi “fituesi me fituesin”, Mickoski i përgjigjet BDI-së

Albin Kurti Shkup

Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj

fushata-maqedoni

Fushata parlamentare – Kush, çka premtoi sot?

parlamenti evropian

Debati i parë për zgjedhjet në PE, Von der Leyen përballet me presionin e sfidantëve

dacic

Përbërja e re e qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër

INFO

NA NDIQ