Taravari: Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës

Picture of ina-online
ina-online

17/04/2024

“Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës! Do ta lidhim Kumanovën me Gjilanin dhe Preshevën, do të investojmë në agrobiznes, grante e fermerë. Do ta lidhim Kumanovën me Gjilanin dhe Preshevën, do të investojmë më shumë në agrobiznes, në grante për fermerë dhe në zhvillim ekonomik që rajonit të Likovës dhe Kumanovës t’i rikthejmë namin e dikurshëm në bujqësi dhe prodhimtari”, theksoi kandidati për president, Arben Taravari në tubimin sonte në Komunën e Likovës.

Sipas tij, kjo komunë është ajo që ngriti në pushtet BDI-në ndërsa si shpërblim mori vetëm dëm, padrejtësi e keq-qeverisje.

“Në vend se ta privilegjojë e ta zhvillojë, këtë rajon që dikur cilësohej si rajon i krizës, keq-qeverisja e BDI-së e ka zhytur në kriza të shumëfishta. Krizë e ekonomisë dhe e bujqësisë, krizë e papunësisë dhe e migrimit, por edhe krize e sigurisë dhe e rasteve të montuara. Askush më shumë se banorët e kësaj ane nuk i kanë ndjerë në lëkurën e tyre pasojat e keqqeverisjes së BDI-së” theksoi Taravari në fjalimin e tij.

Por, sipas tij kjo gjendje do të marrë fund me votën e vetë qytetarëve, që VLEN dhe do të sjellë ndryshimin e shumë pritur.

“Do të sjellim më shumë drejtësi, fillimisht për rastet e montuara politike, ku do të angazhohemi për drejtësi dhe dëmshpërblim të atyre shqiptarë që janë mbajtur padrejtësisht në burg. Nuk e harrojmë kurrë ushtarin e lirisë dhe banorin e kësaj ane, Rexhail Qerimi, i cili padrejtësisht u mbajt në burg për 13 vite dhe ndërroi jetë në qeli kur dihej botërisht se ai nuk kishte asnjë lidhje me atë për të cilën akuzohej”, theksoi Taravari.

Ndër të tjera, Taravari edhe nga Likova përsëriti se me ardhjen në pushtet të VLEN-it do të ndalohet bixhozi ndërsa do t’i falin borxhet nga kompanitë e kredive të shpejta, të cilat po ashtu the se do t’i mbyllin.

TË FUNDIT
1 orë
Astrit Iseni: Është koha të mos heshtim, Kumanova shqiptare është persekutuar nga regjimi 20 vjeçar
1 orë
Pajaziti: Të shohim se kjo VMRO a ka marrë mësim nga triumfalizmi dhe pësimi i “gruevizmit’
2 orë
Kë do ta përkrahë ZNAM në raundin e dytë, flet Maksi
2 orë
Autoritetet turke lejojnë ekstradimin e Palevskit
2 orë
Adnan Azizi: BDI përmes policisë kërcënon qytetarët

ME TE LEXUARA

8 orë
Bajrami thotë se Fronti Europian nuk heq dorë: Do ta mbajmë tubimin më 6 maj në Tetovë!
1 ditë
Kasami: Tetova e di mirë çfarë prapambetje e ka lënë BDI-ja
5 orë
A ka folur me Mickoskin për ndryshimet kushtetuese? Mexhiti: Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë…
19 orë
Mickoski: Me VLEN nuk është biseduar për ndryshimet kushtetuese, s'ka kushte, por kemi qëndrimin tonë
4 orë
Dyshohet për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport – Prokuroria ngritë propozim-akuzë kundër 12 personave
1 ditë
Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%
8 orë
Kallëzim penal ndaj një ish-kryetari të Shkupit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare
1 ditë
Dimitrievski: Jo koalicionit me BDI-në dhe LSDM-në!

LEXO MË SHUMË

astrit

Astrit Iseni: Është koha të mos heshtim, Kumanova shqiptare është persekutuar nga regjimi 20 vjeçar

naser

Pajaziti: Të shohim se kjo VMRO a ka marrë mësim nga triumfalizmi dhe pësimi i “gruevizmit’

Maksim Dimitrievski

Kë do ta përkrahë ZNAM në raundin e dytë, flet Maksi

Palevski palco

Autoritetet turke lejojnë ekstradimin e Palevskit

IMG_1648

Adnan Azizi: BDI përmes policisë kërcënon qytetarët

izet mexhiti

Mexhiti mesazh VMRO-së: UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty

mickoski ali ahmeti

Parimi “fituesi me fituesin”, Mickoski i përgjigjet BDI-së

Albin Kurti Shkup

Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj

izet mexhiti

“Nacionale” e Berat Buzhalës: Izet Mexhiti, minister i Punëve të Brendshme?

INFO

NA NDIQ