Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, kanë kandiduar 1002 burra dhe 753 gra

Picture of INA
INA

06/05/2024

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend do të mbahen të mërkurën. Këto janë zgjedhjet e rregullta parlamentare të cilat zbatohet njëkohësisht me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Votuesit do të mund të votojnë duke rrethuar një nga 17 listat e kandidatëve. Lista të kandidatëve për deputetë ka Koalicioni për të ardhme evropiane i udhëhequr nga LSDM, Koalicioni “Maqedonia juaj” i VMRO-DPMNE, Koalicioni Guximshëm për Maqedoninë i udhëhequr nga GROM, Koalicioni Fronti Evropian i BDI-së, partia politike E Majta, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “VLEN”, partia politike Lëvizja “ZNAM – Për Maqedoninë tonë”, Maqedonia e Bashkuar, Alternativa e Re Shkup, AVAJA, Lëvizja Qytetare Evropiane, Epoka e Tretë e Maqedonisë/Listat e Pavarura Maqedonase – Sovranët, Partia juaj, Rodina Maqedonia, E djathta, Demokratët Shkup dhe Partia e Punëtorëve.

Votohet në gjashtë njësi zgjedhore, ndërsa disa koalicione dhe parti kanë lista vetëm për disa njësi zgjedhore. Në zgjedhje ka 1755 kandidatë prej të cilëve 1002 burra dhe 753 gra.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjidhen nga 120 deri 123 deputetë, prej të cilëve 120 deputetë zgjidhen sipas modelit proporcional, me çka territori i Republikës është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore. Në çdondjërën zgjidhen nga 20 deputetë, ndërsa tre deputetë zgjidhen sipas modelit proporcional në një njësi zgjedhore e cila i përfshin Evropën, Afrikën, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australinë dhe Azinë. Në këto zgjedhje nuk ka votim në diasporë kështu që numri i deputetëve që do të zgjidhet do të jetë 120.

Votimi edhe për zgjedhjet parlamentare edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fillon në orën 7 dhe zgjatë deri në orën 19. Votuesit gjatë ditës do të munden vetëm një herë ta vizitojnë vendvotimin dhe të votojnë. Identifikimi i votuesve do të bëhet me të a.q. aparate fingerprint.

Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor, këshilli zgjedhor i dorëzon në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. Pas zgjedhjeve për deputetë, KKZ i grumbullon rezultatet nga votimi në listën e kandidatëve, përgatit procesverbal dhe bashkë me gjithë materialin zgjedhor e dorëzon menjëherë në KSHZ, ndërsa më së voni 12 orë nga përfundimi i votimit.

Rezultatet e para të zgjedhjeve të mara në mënyrë elektronike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në mënyrë graduale, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. Rezultatet përfundimtare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon më së voni në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

TË FUNDIT
9 minuta
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
2 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
2 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
14 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
14 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

ME TE LEXUARA

18 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
17 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
2 ditë
Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi
16 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
1 ditë
Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima
14 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
23 orë
Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet

LEXO MË SHUMË

IMG_2216

Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

gordana siljanovska

Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit

kuti votimi zgjedhje

Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

INFO

NA NDIQ