Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Picture of INA
INA

06/05/2024

Carlo Ancelotti beson se goli i Jude Bellingham kundër Barcelonës në tetor ishte një ‘moment kyç’ në rrugëtimin e fitimit të titullit të Real Madridit për këtë sezon.

Merengues u bënë kampionë të La Ligës të shtunën mbrëma pas humbjes 4-2 të Barcelonës kundër Granadës.

“Jemi shumë të lumtur dhe shumë të kënaqur. Është një La Liga e merituar në çdo mënyrë dhe ne kemi pasur mbështetje fantastike nga tifozët”, deklaroi Ancelotti për Real Madrid TV.
“Ne do të donim të festonim me të gjithë tifozët, por ata e kuptojnë sepse të mërkurën kemi një sfidë shumë të rëndësishme. Duam të përgatitemi mirë për t’i lumturuar tifozët dhe të shtunën do ta festojmë titullin së bashku. Tani është e rëndësishme të kemi një festë të përmbajtur sepse objektivi i së mërkurës është shumë i rëndësishëm”, shtoi italiani
Cili është momenti kryesor i sezonit të Real Madridit?

“Angazhimi i të gjithëve. Ka qenë e lehtë të menaxhosh këtë skuadër sepse ka shumë përkushtim, pak ego, të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë miq”, u përgjigj Ancelotti.

“Kemi një atmosferë të mirë dhe këto karakteristika na kanë lejuar të fitojmë. Ka qenë një sezon fantastik në La Liga, me shumë vazhdimësi, përkushtim dhe qëndrim. Gjithçka ka shkuar mirë falë lojtarëve tanë dhe mbi të gjitha tifozëve. Këtu në Bernabeu ata na kanë dhënë shumë mbështetje në çdo ndeshje”.

Cili ishte momenti kyç?

“Të gjithë prisnin që ne të rrëshqisnim dhe ne nuk rrëshqitëm. Goli i Bellingham kundër Barcelonës na dha avantazhin. Ne patëm shumë vazhdimësi nga ndeshja e parë në të fundit”, vazhdoi italiani.

Ancelotti ka tani 12 tituj me Real Madridin.

“E kam parasysh gjithashtu se po afrohem me legjendarin Miguel Munoz. Ne duam të luajmë një tjetër finale në Londër. Të gjithë tifozët e duan këtë dhe ne do të festojmë titullin fundjavën e ardhshme”, ka potencuar Ancelotti./Telegrafi

TË FUNDIT
6 orë
VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt
22 orë
Çairi shkruan historinë, mposht Vardarin dhe siguron finalen e Kupës
23 orë
Kjo është koha kur do të zbresin në ring Fury e Usyk
23 orë
Nga lufta në Kosovë e deri tek Serie A, rrugëtimi emocionues i Përparim Hetemajt
2 ditë
Publikohet lista! 6 shqiptarë do të jenë pjesë e ekipit të Zvicrën në Euro 2024

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_2210

VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt

cairi

Çairi shkruan historinë, mposht Vardarin dhe siguron finalen e Kupës

tyson

Kjo është koha kur do të zbresin në ring Fury e Usyk

hetemaj

Nga lufta në Kosovë e deri tek Serie A, rrugëtimi emocionues i Përparim Hetemajt

Zvicra shaqiri

Publikohet lista! 6 shqiptarë do të jenë pjesë e ekipit të Zvicrën në Euro 2024

ramadani

Ramadani: Isha në rrezik për jetë, më trajtuan si fëmija i presidentit

massimiliano-allegri_15r5yo9lfzicg1kw8p87d4nrer

Juve-Allegri, rrezikohet shkarkimi i menjëhershëm i trajnerit!

Inter-1

Marotta bën gati një tjetër super goditje, synon yllin e Realit

musiala

Real Madrid konfirmon operimin e David Alaba

INFO

NA NDIQ