Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Picture of ina-online
ina-online

06/05/2024

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndëshkohet në ndeshjen e ardhshme të Liverpoolit në Ligën Premier ndaj Aston Villës.

Pasi lëshuan pikë ndaj Evertonit dhe West Hamit, Liverpooli u rikthye tek rezultatet pozitive me një fitore bindëse 4-2 ndaj Tottenhamit.

Përkundër faktit që morën tri pikët, tifozët e Liverpoolit sulmuan ashpër Darwin Nunezin për shkak të paraqitjes së tij të dobët.

Klopp në anën tjetër ka edhe dy ndeshje të mbetura në stolin e Liverpoolit pasi në fund të sezonit do t’i jap fund aventurës nëntëvjeçare me ‘Të Kuqtë’.

Ekipi i tij do të vizitojë Aston Villan të hënën e ardhshme para se të luajnë xhiron e fundit ndaj Wolvesit më 19 maj në ‘Anfield’. Dhe trajneri gjerman është në rrezik që të humbasë ceremoninë e tij lamtumirëse nga tifozët.

Nëse Klopp ndëshkohet me karton të verdhë ndaj Aston Villës, atëherë ai do të dënohej me një ndeshje dhe kështu do të detyrohej që ta përcillte ndeshjen ndaj Ëolvesit nga tribunat.

Klopp paraprakisht ishte dënuar në dy raste gjatë këtij sezoni dhe një karton i verdhë i tretë do ta detyronte atë që të vuajë këtë dënim.

I pari i Liverpoolit u ndëshkua me të verdhë ndaj Luton Town ndërsa kartonin e dytë e mori ndaj Burnleyt.

TË FUNDIT
9 orë
VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt
1 ditë
Çairi shkruan historinë, mposht Vardarin dhe siguron finalen e Kupës
1 ditë
Kjo është koha kur do të zbresin në ring Fury e Usyk
1 ditë
Nga lufta në Kosovë e deri tek Serie A, rrugëtimi emocionues i Përparim Hetemajt
2 ditë
Publikohet lista! 6 shqiptarë do të jenë pjesë e ekipit të Zvicrën në Euro 2024

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_2210

VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt

cairi

Çairi shkruan historinë, mposht Vardarin dhe siguron finalen e Kupës

tyson

Kjo është koha kur do të zbresin në ring Fury e Usyk

hetemaj

Nga lufta në Kosovë e deri tek Serie A, rrugëtimi emocionues i Përparim Hetemajt

Zvicra shaqiri

Publikohet lista! 6 shqiptarë do të jenë pjesë e ekipit të Zvicrën në Euro 2024

ramadani

Ramadani: Isha në rrezik për jetë, më trajtuan si fëmija i presidentit

massimiliano-allegri_15r5yo9lfzicg1kw8p87d4nrer

Juve-Allegri, rrezikohet shkarkimi i menjëhershëm i trajnerit!

Inter-1

Marotta bën gati një tjetër super goditje, synon yllin e Realit

musiala

Real Madrid konfirmon operimin e David Alaba

INFO

NA NDIQ