Gashi: VLEN prinë me numrin e votave tek shqiptarët

Picture of ina-online
ina-online

26/04/2024

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për A2CNN tha se ata si VLEN, pa e shpallur emrin e kandidatit të tyre kanë kërkuar që të ketë një kandidat shqiptar.
Gashi tha se BDI fillimisht ishte i idesë që të përkrahët Pendarovski, ndërsa sipas tyre, nuk do të ishte e mirë që zgjedhjet presidenciale të kalojnë pa një kandidat shqiptar, andaj edhe e kanë kandiduar Arben Taravarin.

“Për fat të keq BDI doli vetëm që ta pamundësojë Taravarin të shkojë në raundin e dytë, apo një kandidat tjetër shqiptar. Ne do të kishim përkrahur edhe një kandidat tjetër, neutral, të tyre. Beteja ka qenë të del një shqiptar, për shkak se si asnjëherë në këto zgjedhje nuk ka patur gjasa të shkojë në raundin e dytë. Sot pas zgjedhjeve nëse i shihni numrat e keni të qartë se numrat flasin se po të ishim bashkë do të shkonim në raundin e dytë”, tha Gashi.
Sa i përket zgjedhjeve të 8 majit, Gashi, tha se votuesi shqiptar ndryshe voton në zgjedhjet lokale, ndryshe në ato presidenciale dhe parlamentare.

“Me 8 maj është një betejë krejt tjetër votohet për zgjedhje parlamentare për mandate për përfaqësim në katër vitet e ardhme. Jam i bindur se shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin, rezultati i djeshëm do t’i motivojë shtesë, dhe jam i bindur që ne do të jemi fitues në kampin shqiptarë, ndërsa sa i përket legjitimitetit, VLEN-i do të duhet medoemos të jetë pjesë e pushtetit dhe nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in, për shkak se ajo do të llogaritej se nuk ka legjitimitet të votës shqiptare”, tha më tej Gashi, kryetar i Alternativës.

TË FUNDIT
32 minuta
Deklaratat e Konjufcës për zgjedhjet në Maqedoni, shefi i ti i kabinetit demanton: Intervista u cungua (FOTO)
1 orë
Thaçi: Mickoski po më lutë, por ëndërr mos të shoh se e lë Ali Ahmetin dhe Frontin
1 orë
“Ali Ahmetit nuk i falet mbështetja për Ballkanin e Hapur”, Nesho: BDI duhet të shkojë në opozitë
1 orë
Ilir Meta: VMRO është kundër “Ballkanit të Hapur”, nuk është ajo VMRO-ja e torollakut Mijallkov
2 orë
Bilall Kasami: Më 8 maj bashkë do të fitojmë

ME TE LEXUARA

8 orë
Vota “hajdute” përballë votës shqiptare
3 orë
Taravari: Pasi ta formojmë Qeverinë, do të jemi pranë jush
11 orë
Kovaçevski: Kthimi i VMRO-së në pushtet – fundi i perspektivës Evropiane!
8 orë
“Treni bullgar”, VLEN nesër padit anëtarin e Këshillit Zgjedhor në Likovë
2 orë
Afrim Gashi: Premtoj, nuk do të ju mashtroj asnjëherë, gjithmonë jam udhëhequr nga qëllime të pastra
11 orë
Osmani për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Qytetarët janë të lirë, vendosin ata
7 orë
Miliarderi dibran nga Amerika, Selim Rusi përkrah Koalicionin VLEN: Është koha për “Ndryshim”!

LEXO MË SHUMË

Glauk Konjufca

Deklaratat e Konjufcës për zgjedhjet në Maqedoni, shefi i ti i kabinetit demanton: Intervista u cungua (FOTO)

Menduh Thaci

Thaçi: Mickoski po më lutë, por ëndërr mos të shoh se e lë Ali Ahmetin dhe Frontin

agim nesho

“Ali Ahmetit nuk i falet mbështetja për Ballkanin e Hapur”, Nesho: BDI duhet të shkojë në opozitë

ilir-meta

Ilir Meta: VMRO është kundër “Ballkanit të Hapur”, nuk është ajo VMRO-ja e torollakut Mijallkov

bilall kasami

Bilall Kasami: Më 8 maj bashkë do të fitojmë

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Me plot bindje ju them, ndryshimi ka filluar, nuk ka forcë që e ndal

afrim gashi

Afrim Gashi: Premtoj, nuk do të ju mashtroj asnjëherë, gjithmonë jam udhëhequr nga qëllime të pastra

Arben-Taravari

Taravari: Pasi ta formojmë Qeverinë, do të jemi pranë jush

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, kanë kandiduar 1002 burra dhe 753 gra

INFO

NA NDIQ