QEVERIA NË ARDHJE: Borxhe dhe investime të reja

Picture of INA
INA

10/05/2024

Qeveria në ardhje ka paralajmëruar hyrje të madhe në borxhe prej 1 miliardë euro me kosto të volitshme në kamata, si dhe një investim 500 milionë euro në energjetikë.

Shkup, 10 maj – Qeveria në ardhje ka paralajmëruar hyrje të madhe në borxhe në një shtet tjetër me kosto të volitshme në kamata, menjëherë pas formimit të qeverisë që pritet të formohet në muajin qershor si dhe një investim shumë të madh në energjetikë. Me fjalë tjera po paralajmërohen investime të mëdha që do të përforcojnë ekonominë. Kryeministri i ardhshëm, Hristijan Mickoski paralajmëroi një pako financiare në bashkëpunim qeveri me qeveri në vlerë prej një miliardë euro me kushte mjaft të volitshme dhe me një periudhë grejs apo afat të kthimit të mirë. Paraprakisht nga VMRO-DPMNE kanë kritikuar ashpër qeverinë në shkuarje se e ka futur Maqedoninë në një borxh të madh. Njëherësh huazimet qeveritare ishin faktet kryesore të kësaj partie për politikat e këqija ekonomike të qeverisë LSDM-BDI.
Në një intervistë për emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5, kryeministri që pritet të marrë detyrën pas një muaji, Hristijan Mickoski shpalosi një pjesë të programit ambicioz të partisë, i cili përbëhet nga 1198 projekte dhe masa të premtuara nga VMRO-DPMNE në prag të zgjedhjeve.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të mërkurën, Mickoski në selinë e partisë ka paralajmëruar një paketë investuese e cila, siç tha, do të ndihet tashmë në njëqind ditët e para të qeverisjes së re. Ai sqaron se në njëqind ditët e para kanë një agjendë shumë ambicioze për të cilën po përgatiteshin, por nuk donin ta shfrytëzonin në fushatë.

“Por sot, kur gjithçka ka përfunduar, mund të them se tashmë ka përfunduar një investim serioz i huaj, i cili ka nisur, në energji. Pa ligje të veçanta, pa çmim të garantuar blerjeje, pa asnjë privilegj dhe që do të ishte rreth 400-500 milionë euro dhe që do të prodhonte në vit rreth një teravat orë energji elektrike. Kjo do të ndodhë në Maqedoni dhe do të shpallet në njëqind ditët e para”, thekson Mickoski. Ai paralajmëroi edhe investime të reja, ndërsa lidhur me rritjen lineare të pensioneve prej 5000 denarë the se harmonizimi i parë do të jetë në shtator të kë tij viti, ndërsa i dyti në mars të vitit 2025 me çka do të përmbushet ky premtim. “Nëse qeveria formohet në qershor, do të thotë se premtimi do të realizohet jo për 12 muaj, por për nëntë muaj, e kjo është rritje lineare e pensioneve prej 5 mijë denarë”, shton Mickoski.

Ai pret që në gjysmën e dytë të korrikut të bëhet rishikimi i buxhetit dhe në shtator të fillojë projekti i decentralizimit, gjegjësisht financimi i komunave, për të cilin janë planifikuar 250 milionë euro në vit, por meqë tani jemi në gjysmë të vitit, ky buxheti do të mbulojë 125 milionë euro.

I pyetur nëse do të ketë paga në administratën publike, duke qenë se gjatë kësaj periudhe kemi qenë dëshmitarë të një sërë protestash për paga më të larta, Mickoski tha se kanë qenë shumë të kujdesshëm në program dhe ka premtuar shumë kujdes. “Programi ekonomik bazohet në investime, jo në konsum publik. E kemi parë se deri ku na ka sjellë konsumi publik, kështu që ato procese – produktiviteti, investimet dhe rritja e pagave, duhet të shkojnë paralelisht”, tha Mickoski

Lidhur me kërkesën e sindikatave për pagë minimale prej 450 euro, ai tha se duhet të ulen dhe të diskutojnë. “Të shohim performancën e buxhetit, çdo gjë që është realiste, do ta realizojmë”, theksoi Mickoski. Ai bëri të ditur gjithashtu se do të vazhdojë politika e taksës së sheshtë, si dhe luftën kundër ekonomisë gri. “Nëse kemi të ardhura më të larta, mund ta zvogëlojmë edhe taksën e sheshtë nga dhjetë për qind në tetë për qind, që do ta bënte Maqedoninë vendin më tërheqës në kuadër të politikës tatimore”, tha Mickoski, duke shtuar se risi të tjera në sferën tatimore janë duke u planifikuar risi tjera në fushën e tatimeve për konsolidimin e fitimeve të kompanive multinacionale.

Do të lëshohet koncepti i Fonti për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe do të ketë mbështetje për ekonominë, pra për të gjithë ata që investojnë në linjat e prodhimit, deri në 50 për qind të investimit do të mbështetet me grante, të cilat do të rrisin produktivitetin dhe vlerën e shtuar.

Sa i përket rimbursimit të TVSH-së, pritet që ky projekt të përmirësohet, gjegjësisht do të ketë rimbursim për nënat. Do të sigurohen para në llogarinë e transaksionit për fëmijën e parë të lindur, për të cilin do të kthehet tatimi mbi të ardhurat personale të paguara në vitin e kaluar, për fëmijën e dytë të lindur për dy vjet dhe për fëmijën e tretë të lindur deri sa ti mbushë 18 vjet. Në këtë mënyrë, nga shuma e pagës mesatare do të fitoheshin 35-40 mijë denarë në vit nga shuma e pagë s mesatare , ndërsa për paga më të larta edhe më shumë.

VMRO-DPMNE në programin e saj si masat për sigurimin më të madh të punës për sektorin privat ashtu edhe shkarkimin i sektorit publik mbështetet edhe tek politika tatimore.
“Shteti do t’u japë mundësinë personave të punësuar në sektorin publik që të gjejnë më lehtë punë në sektorin privat. Shteti do të ofrojë mbështetje për kompanitë që do të punësojnë persona nga sektori publik dhe për një periudhë 24 mujore do të lirohen nga pagesa e tatimit në të ardhurat personale dhe kontributet”, premton VMRO-DPMNE.

Sipas Platformës, deri në fund të vitit 2028 duhet të krijohen 55.000 vende pune. “Ne do të punojmë gjithashtu në rritjen e fleksibilitetit të tregut të punës, i cili do të përmirësojë efikasitetin e kompanive, do të rrisë kënaqësinë e punonjësve në vendin e punës dhe do të kontribuojë në rritjen e numrit të pjesëmarrësve në tregun e punës”.

Por në të njëjtën kohë, shteti po përballet me një borxh të lartë publik.

Sipas Ministrisë së Financave borxhi publik në vitin 2023. është 62.1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto me çka sipas VMRO është shkelur “rregulli i artë i buxhetit” .

Zëvendësministrja në detyrë e financave nga radhët e VMRO, Elena Petrova thotë se sa i përket të dhënave të publikuara se borxhi publik në fund të tremujorit të parë të këtij viti është 58.6 për qind e PBB-së së parashikuar, ku vlen të theksohet se ky projeksion për PBB-në nominale në vitin 2024, prej 14,966 milionë euro është shumë optimist në raport me PBB-në nominale të arritur në vitet e mëparshme (13,668 milionë euro në 2023, 13,059 milionë euro në 2022). Por jemi të vetëdijshëm se me këtë PBB të parashikuar, do të ndikohet në atë se sa do të jetë shuma e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik që do të shprehet nga Ministria e Financave gjatë vitit.

Qeveria e re pas zgjedhjeve do të ketë një sfidë të madhe për stabilizimin e borxhit publik dhe stimulimin e rritjes së ekonomisë duke nxitur investime publike dhe private dhe masa të tjera për stimulimin e aktiviteteve ekonomike dhe krijimin e vlerës së re të shtuar, konstaton ajo.

“Të vetëdijshëm për barrën e rëndë fiskale dhe dobësimin e qëndrueshmërisë fiskale nga qeveria e mëparshme (borxhi publik në fund të vitit 2023 arriti një rekord prej 62.1 për qind të PBB-së dhe në pesë vitet e ardhshme na mbeten pagesa të mëdha vetëm me interes që arrijnë në 1.8 miliardë euro), VMRO-DPMNE do të marrë masa për konsolidim fiskal në periudhën e ardhshme në mënyrë që vendi të kthehet në rrugën e nivelit të moderuar të borxhit”, shkruan në Platformën e saj. (koha.mk)

TË FUNDIT
1 orë
Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu
2 orë
Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë
3 orë
VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat
4 orë
Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten
5 orë
A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?

ME TE LEXUARA

1 ditë
Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë "kulaçi qeveritar"?
9 orë
“Vëllavrasje”, Kasami: Deklarata e Ahmetit e rrezikshme! Ne nuk jemi të interesuar për asnjë konflikt
5 orë
A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?
1 ditë
Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!
9 orë
Valixhja para komunës së Çairit, Zejdi: Nuk jam pjesë e atij skenari

LEXO MË SHUMË

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

izet mexhiti

Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë

zejdi tubim

VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat

mijallkov

Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten

kuvendi-ri

A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?

EVN

EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik “GENERALKA WEEKEND 24”

Shkolla Vizbeg

Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor

zjarrfikes

Zjarrfikësit ankohen për paga të ulëta

policija-1-800x445

RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore

INFO

NA NDIQ