Shoqatat presin fushatë të ashpër politike

Picture of INA
INA

06/04/2024

Me ardhjen e fushatës parazgjedhore,ashpërsohet edhe retorika e partive politike. Për tri javë partitë politike do të promovojnë programet e tyre politike me takime të drejtpërdrejta me qytetarët nëpër të gjitha zonat.

Por, sipas organizatave, të cilat do të monitorojnë procesin zgjedhor kjo fushatë do të jetë e tensionuar. Nga Organizata jo qeveritare “CIVIL” thonë se partitë politike vetëm se kanë nisur para kohe të shpallin zotimet e tyre se çfarë janë në gjendje të bëjnë në mandatin e ardhshëm për të marr votat e qytetarëve.

“Fushata zgjedhore presim të jetë agresive, e mbushur me tone diskredituese në diskursin publik. Në fjalime do të përdoret gjuha e urrejtjes në baza të ndryshme, si në aspektin etnik, gjinor dhe gjëra tjera.
Sa i përket organizimit të zgjedhjeve, nuk kemi dyshim se nëse respektohen ligjet do të jenë demokratike sepse në vend ekzistojnë institucione që mbajnë rendin dhe autoritete që sigurojnë ambient pozitiv në to.
Sa i përket vetë ‘luftës’ politike në fushatën parazgjedhore nuk presim sjelle fer nga asnjëra palë që do të merr pjesë në zgjedhje, përkundrazi do të jetë një lojë ‘ftoftë-nxehtë’”, deklaroi Xhabir Derralla, Organizata joqeveritare “CIVIL”.

Rrethi parë i Zgjedhjeve Presidenciale do të mbahet me 24 prill, kurse pas dy javësh, përkatësisht më 8 maj, së bashku me rrethin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të shtetit do të mbahen edhe Zgjedhjet Parlamentare. Sipas OJQ-së CIVIL gara do të jetë e fortë në të dyja blloqet, sikurse te shqiptarët ashtu edhe te maqedonasit në mes pozitës dhe opozitës aktuale. Ata iu bëjnë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe mos të bien pre e provokimeve politike, nga që edhe matjet e rejtingut nëpër rrjetet sociale nuk janë edhe aq relevante dhe besueshmëria e tyre është e diskutueshme varësisht nga qarqe të ndryshme që publikohen. Derralla tha se CIVIL sivjet do të monitoroj të dyja proceset zgjedhore me ekipe mobile në çdo vendvotim dhe në Komisionet Komunale Zgjedhore por edhe direkt në KSHZ. /Alsat.mk

TË FUNDIT
50 minuta
Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti i rëndë në autostradën Shkup – Kumanovë
2 orë
Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën
3 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër
11 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
11 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

ME TE LEXUARA

3 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër
21 orë
Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?
2 orë
Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën
19 orë
Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë
50 minuta
Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti i rëndë në autostradën Shkup – Kumanovë
19 orë
Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë "kulaçi qeveritar"?
19 orë
Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!
19 orë
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
16 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

LEXO MË SHUMË

Aksidenti-600x360

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti i rëndë në autostradën Shkup – Kumanovë

zgjedhjet-maqedoni

Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

INFO

NA NDIQ