Digjet billbordi i Arben Taravarit në Shkup, VLEN reagon (VIDEO)

Picture of ina-online
ina-online

07/04/2024

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN ka reaguar lidhur me aktin vandal të djegies së bilbordit të kandidatit për president, Arben Taravari.

Ja reagimi i plotë i përcjellur përmes një komunikate:

Problemeve si ky, po u vjen fundi

Koalicioni VLEN ngre zërin për djegien e një billboardi të kandidatit Arben Taravari, gjatë mesnatës, në Shkup. Fajtorët duhen dënuar prej ligjit, sepse ata do të dënohen rëndë edhe prej votës. Billboardi menjëherë do të zëvendësohet, mirëpo ata do të humbin.

Sot në orët e mesnatës u njoftuam se ishte vënë flakë te një billboard për kandidatin Arben Taravari në rrugën pranë Kopshtit Zoologjik, në Shkup. Ne do të dëshironim të besonim se është aksident, por billboardi në anën tjetër nuk ishte prekur aspak.

Dihet cila parti mban në radhët e saj rrugaçë dhe kriminelë, dihet se cila parti e përdor pushtetin për të pasuruar veten dhe për të frikësuar popullin. Koha e frikës ka mbaruar. Ata që djegin billboardet nga inati se po humbin zgjedhjet, duhet të dënohen edhe nga ligji e drejtësia, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

I bëjmë thirrje popullit të presë edhe pak javë, zgjedhjet po afrohen, dhunuesit po largohen!”, thuhet në reagim.(INA)

shiko Videon KËTU

TË FUNDIT
3 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
5 orë
Taravari: Po vjen koha e profesionistëve! Po vjen koha që të respektohet aftësia e secilit!
5 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
6 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron
8 orë
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

ME TE LEXUARA

8 orë
Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë
8 orë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)
22 orë
VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt
8 orë
Në gjimnazin e Ohrit nuk ka paralele në shqip
14 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

arben taravari

Taravari: Po vjen koha e profesionistëve! Po vjen koha që të respektohet aftësia e secilit!

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

shkolle klase

Në gjimnazin e Ohrit nuk ka paralele në shqip

kurti liz allen alen

Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

INFO

NA NDIQ