Ka ardhur momenti i së vërtetës, Real Madrid-Bayern Munich përmes shifrave dhe statistikave

Picture of ina-online
ina-online

08/05/2024

Ka ardhur momenti i së vërtetës, i cili do të vendosë finalistin e dytë të Champions League 2023-2024. Njëri mes Real Madridit dhe Bayern Munich do të mund të fluturojë drejt “Wembley” për aktin final të planifikuar më 1 qershor.

Të dyja skuadrat e rifillojnë gjysmëfinalen e kthimit, sonte në “Santiago Bernabeu”, nga barazimi 2-2 në ndeshjen e parë në Bavari. Braziliani Vinicius shënoi të dy golat për kampionët e rinj spanjollë, me Sané dhe Kane që barazpeshuan gjithçka në emër të gjermanëve.

Real Madridi ka mbetur i pamposhtur në 8 ndeshjet e fundit ndaj Bayern Munich në Champions League (6 fitore, 2 barazime) dhe nuk ka humbur asnjë nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura në “Santiago Bernabeu” (6 fitore, 1 barazim) kundër bavarezëve.

Në 7 ndeshjet e mëparshme gjysmëfinale të Kupës Evropiane/Champions League, skuadra bavareze është kualifikuar 4 herë, ndërsa në 3 të tjera Real Madridi. Sidoqoftë, nëse “Los Blancos” triumfojnë sonte, do të ishte hera e parë që një ekip (nga këto të dy) eliminon tjetrin në tri gjysmëfinale radhazi, në këtë klasike europiane direkte (2013-2014 dhe 2017-2018).

Formacionet e mundshme, REAL MADRID-BAYERN MUNICH

Ancelotti me Bellinghamin, pas tandemit sulmues brazilian Vinicius Junior-Rodrygo. Ka vend në mesfushë për Camavinga, me Tchouameni që kthehet në mbrojtje.

De Ligt është rikuperuar dhe do të luajë në vend të Kim, protagonistit negativ në ndeshjen e parë. Muller mund ta nisë nga pankina, me Gnabry si startues. Davies kërcënon Mazraouin në krahun e majtë.

Formacionet e mundshme:

REAL MADRID (4-3-1-2): Lunin; Carvajal, Tchouameni, Rüdiger, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Vinicius Junior, Rodrygo.

BAYERN MUNICH (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, De Ligt, Kier, Mazraoui; Pavlovic, Laimer; Sané, Musiala, Gnabry; Kane.

TË FUNDIT
4 orë
E konfirmon Guardiola: Do të jem në Man City edhe sezonin e ardhshëm
5 orë
Interi gati të godas Romën, e do Dybala-n
5 orë
Besa besë, habit me një veprim në Maqedoninë e Veriut
5 orë
Dhimbje koke për Xherdan Shaqirin, media zvicerane ia përmend edhe pagën e lartë
6 orë
Barcelona synon ti besojë stolin

ME TE LEXUARA

5 orë
Dhimbje koke për Xherdan Shaqirin, media zvicerane ia përmend edhe pagën e lartë
5 orë
Besa besë, habit me një veprim në Maqedoninë e Veriut
5 orë
Interi gati të godas Romën, e do Dybala-n
4 orë
E konfirmon Guardiola: Do të jem në Man City edhe sezonin e ardhshëm
1 ditë
Nga lufta në Kosovë e deri tek Serie A, rrugëtimi emocionues i Përparim Hetemajt

LEXO MË SHUMË

Pep Guardiola

E konfirmon Guardiola: Do të jem në Man City edhe sezonin e ardhshëm

dybala

Interi gati të godas Romën, e do Dybala-n

kf besa doberdoll

Besa besë, habit me një veprim në Maqedoninë e Veriut

xherdan shaqiri

Dhimbje koke për Xherdan Shaqirin, media zvicerane ia përmend edhe pagën e lartë

Jonatan Giraldez

Barcelona synon ti besojë stolin

mourinho jose hoze

E bujshme, dy shqiptarë së shpejti nën urdhrat e Mourinhos

la liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

usyk furi

VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt

cairi klubi hendboll

Çairi shkruan historinë, mposht Vardarin dhe siguron finalen e Kupës

INFO

NA NDIQ