Osmani: Do të mbetem gardian i Marrëveshjes së Ohrit

Picture of ina-online
ina-online

09/04/2024

Në vazhdën e ngjarjeve në kuadër të fushatës së kandidatit për President Europian, Bujar Osmani sot u mbajt panel, respektivisht bashkëbisedim me profesorë universitarë dhe analistë Kushtetutë qytetare vs. Kushtetutë e Ohrit.

Me këtë rast, Osmani u shpreh i shqetësuar që ideja për Kushtetutë unitare, me të cilën do të shlyheshin bashkësitë etnike e iniciuar fillimisht nga “Levica”, pastaj nga VMRO DPMNE-ja, tani po përkrahet nga oponentët shqiptarë politikë, “Është shokuese që parti opozitare shqiptare kanë hyrë në këtë lojë, për shkak të kalkulimeve për pushtet”.

“Teza për kushtetutë qytetare, ose kushtetutë ku njësia themelore e shtetit është vetëm individi, e jo dhe kolektiviteti, si njësi formuese e shtetit, është rreziku më i madh që mund t’i ndodhë shtetit, dhe abrogimi më i madh që mund t’i ndodhë Marrëveshjes së Ohrit… Heqja e tërë komuniteteve nga Kushtetuta dmth rikthimi e demokracisë së shumicës, ku mbivotimi dhe majorizimi është dominues. Mbivotimi dhe majorizimi sjellë në asimilim të grupeve të tjera nga shumica që është përcaktuese në këtë vend. Prandaj desha sot të debatojmë për këtë temë. Çështja e balancerit, mendoj që në esence ky propozim ka të bëjë me albanofobi. Aq më duket ofendues argumenti se balanceri paska ulur cilësinë” tha Osmani.

Osmani tha se Marrëveshja e Ohrit e ka transformuar shtetin, nga demokraci e shumicës, ku kishte majorizim të plotë nga komunitet ndaj komuniteteve tjera, në demokraci konsensuale. Në këtë kontekst, ai u zotua se do të mbetet gardian i Marrëveshjes së Ohrit, për të mbrojtur demokracinë konsensuale.

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje mes shumë partive politike dhe kandidatëve. Kemi betejë mes dy vizioneve: vizionin e integrimit, bashkëjetesës, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies dhe vizionin, respektivisht konceptin e izolimit, tensioneve ndër-etnike dhe rrëshqitjes mbrapa. Për shkak se këto janë ofertat. Oferta e nacionalizmit dhe shovinizmit që kërkon 61 deputetë për t’i përjashtuar të tjerët. Dikush që kërkon 61 nuk është ajo për ta fuqizuar vetveten. 61 është paradigma e përjashtimit të të tjerëve. Kjo është ideja- t’i përjashtojmë të tjerët në vendimmarrje ose ta prishim konceptin e demokracisë sociale, ofertë që thotë unë do e prish Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë, që nënkupton izolim të plotë të vendit dhe bllokim të integrimeve dhe rrënim të Marrëveshjes së Ohrit, kthimin e tensioneve ndër-etnike, konflikteve ndër-etnike.” u shpreh Osmani.

Akademikë të përkatësive të ndryshme etnike vlerësuan njëzëri se një kushtetutë qytetare nuk mund të reflektojë realitetin multietnik të Maqedonisë së Veriut dhe se tentativat për t’i shlyer ndryshimet që u bënë në Kushtetutë pas Marrëveshjes së Ohrit, janë tentativa për shlyerje të vetë Marrëveshjes së Ohrit dhe kthim të vendit në dekadencë. Ata theksuan se qëllimet e partitë që e promovojnë idenë e Kushtetutës qytetare e të cilat nuk janë parti qytetare, por nacionaliste janë dashakeqe dhe të rrezikshme për vendin.

Ndër panelistët që u kyçën në debat ishin: profesorët universitarë, si: Fatmire Limani, Asllan Bilalli, Ali Musliu, Qani Nuhiu, analisti Albert Musliu, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe juristi Sërxhan Amet.

TË FUNDIT
42 minuta
Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën
2 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër
10 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
10 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
13 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

ME TE LEXUARA

18 orë
Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë "kulaçi qeveritar"?
18 orë
Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!
18 orë
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
16 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron
23 orë
Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike
15 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
23 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
13 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
23 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

INFO

NA NDIQ